Shkarkimi i Valdete Dakës, opozita e konsideron goditje ndaj KQZ-së
KOSOVË-Partitë opozitare në Kosovë kanë thënë se vendimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu për të shkarkuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, është goditje e rëndë ndaj një institucioni të pavarur dhe shkelje e Kushtetutës.
Partia Demokratike e Kosovës, përmes deputetes, Blerta Deliu Kodra, tha se vendimi i presidentes është sulm ndaj KQZ-së dhe “kapje” e këtij institucioni, vetëm pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vjeshtë.
“Veprimi i presidentes përbën shkelje të Kushtetutës dhe ndërhyrje flagrante në institucionet e pavarura kushtetuese të vendit”, tha deputetja Deliu-Kodra në një konferencë për media.
Ndërsa partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një komunikate për media ka thënë se “me shqetësim të madh e ka pritur vendimin e sotëm të presidentes për ndërprerjen arbitrare të mandatit të Kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
“Vendimi, për më tepër, rrezikon edhe pavarësinë e mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, në prag të të cilave është Kosova. KQZ-ja, në këtë periudhë përgatitore ka pasur nevojë për stabilitet institucional. Ky stabilitet është cenuar. Prandaj, si i tillë, vendimi i sotëm është i papranueshëm dhe një goditje për lirinë dhe demokracinë në vendin tone”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Presidentja Osmani përmes një njoftimi bëri me dije se e ka liruar nga detyra kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.
Në vendimin e saj për shkarkimin e Dakës, presidentja Osmani ka thënë se “kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste, nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike dhe që vendimmarrja e saj të drejtohet nga interesi i përgjithshëm publik, e që për rrjedhojë ka cenuar integritetin dhe besimin e qytetarëve ndaj KQZ-së”.
Pas shkarkimit të Dakës, Osmani emëroi Kreshnik Radoniqin, kryetar të ri të KQZ-së, i cili është gjyqtar në Departamentin special të Gjykatës së Apelit.
Disa organizata joqeveritare në Kosovë e kanë kundërshtuar vendimin e presidentes Osmani.
“Ky vendim konsiderojmë se është i motivuar politikisht, si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit”, thuhet në reagimin e organizatave Demokracia në Zhvillim, Instituti Demokratik i Kosovës, Instituti i Kosovës për Drejtësi, ai për Studime Politike, Lëvizja Fol, Organizata Nëna Tereze, Çohu, Syri Vizionit, Demokracia Plus, INDEP dhe INPO.
Organizatat e shoqërisë civile vlerësojnë se marrja e këtij vendimi në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale përbën ndikim të drejtpërdrejtë në pavarësinë, integritetin dhe mbarëvajtjen e punës së KQZ-së në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve.
Marrë nga REL.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Kurti-Vuçiç, një takim me shumë të panjohura, Biden konsiderohet si ‘guri’ rezervë nëse gjërat nuk shkojnë siç duh
BRUSKEL– Në Bruksel kanë filluar ndërkohë takimet e nivelit të lartë. Fillimisht takohet kryeministri Kurti me të ngarkuarin e BE për Politikën e Jashtme, Josep...
Laschet: Qëndrim i qartë në parime, por megjithatë të gjehen mënyra bashkëpunimi
Kandidati i CDU/CSU për kancelar, Armin Laschet, tha në një intervistë për DW se në komunikimin me qeveritë autokratike duhen kërkuar dhe gjetur pika të përbash...
VIDEO/ Publikohen pamjet kur një persona hapi zjarr në aeroportin e San Antonio duke vrarë dy persona
SHBA– Policia e San Antonion në Teksas ka publikuar videon nga momenti kur një person hapi zjarr në aeroportin ndërkombëtar të vendit.Zëdhënësja e policis...
NATO e konsideron Kinën si rrezik për sigurinë
Pas viteve të vështira NATO po tregohet e vendosur dhe krahas Rusisë ka vënë në shënjestër për herë të parë edhe Kinën si rivale strategjike. Por krahasuar me R...
FOTOGALERI/ Nga shtëpia në formë kishe te ajo prej xhami, ja cilat janë 10 idetë për një dizajn të veçantë të strehë
BOTË– Vendimi për të jetuar dhe ndërtuar një shtëpi është padyshim një nga gjërat më emocionuese, veçanërisht për ata që kurrë nuk gjejnë pika...
4 orë “sy më sy”! Asnjë rezultat! Presidenti Vuçiç del “tym”: Na kërkuan njohjen e Kosovës, Kurti më provokoi! K
BRUKSEL– “Përplasje, tensione dhe provokime,”-këto tre fjalë përmbledhin më së miri takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë...
Izraeli miraton zhvillimin e marshimit nacionalist
Qeveria e re e Izraelit miratoi të hënën një paradë të debatueshme të nacionalistëve izraelitë nëpër zonat palestineze përreth Qytetit të Vjetër të Jeruzalemit,...
Presidentët Biden dhe Erdogan optimistë pas takimit, nuk njoftojnë arritje
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidenti turk Erdogan tingëlluan optimistë pas bisedimeve të tyre të para ballë për ballë të hënën, megjithës...
Zbulohen praktika e përgjimit të demokratëve dhe gazetarëve, dorëhiqet zyrtari i lartë në SHBA
Zyrtari më i lartë për sigurinë kombëtare në Departamentin amerikan të Drejtësisë njoftoi të hënën se do të japë dorëheqjen pasi u bë e ditur se ky department k...