Bota

15 Qershor 2021, 07:06 Nga DOSJA

HUNGARI– Mijëra protestues u mblodhën në Budapest të Hungarisë për të kundërshtuar një projektligj që do të ndalojë diskutimet për homoseksualitetin ose ndryshimin e gjinisë në shkolla. Protesta u mbajt para ndërtesës së parlamentit hungarez.

Pjesëmarrësit mbanin flamurin me ngjyrat e ylberit që është një simbol i komunitetit LGBT ( lezbiket, homoseksualë, biseksualët dhe transgjinorët).

Partia konservatore Fidesz e kryeministrit, Viktor Orban ka paraparë që projektligji të votohet më 15 qershor. Në projektligj thuhet se fëmijëve duhet t’iu ndalohet përmbajtja që inkurajon ndryshimin e gjinisë ose raportet mes të njëjtës gjini.

Ndalesa do të vlente edhe për reklamat. Projektligji gjithashtu synon krijimin e një liste të njerëzve që do të i’u lejohej të mbajnë ligjerata për edukimin seksual në shkolla.

Një protestues tha se projektligji është “i tmerrshëm dhe çnjerëzor”.

“Ky legjislacion kufizon lirinë e shprehjes dhe arsimimit për të gjithë hungarezët”, ka thënë më 14 qershor, Dunja Mijatoviq, komisionare për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës.

Këshilli i Evropës është organi kryesor i të drejtave të njeriut në kontinentin evropian.

Ajo u bëri thirrje ligjvënësve hungarezë të refuzojnë projektligjin.

Orban dhe aleatët e tij qeverisës kanë shumicën në parlament.

Qeveria e Hungarisë dhe ajo e Polonisë janë nën hetime të Bashkimit Evropian, për shkelje të dyshuara të standardeve të BE-së.

Asnjëri prej këtyre vendeve nuk i njeh martesat midis çifteve të gjinisë së njëjtë.

Kushtetuta e Hungarisë thotë se martesa është për çiftet heteroseksuale.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dunja mijatoviq lgbt projektligji anti-lgbt ne hungari viktor orban dunja mijatoviq lgbt projektligji anti-lgbt ne hungari viktor orban

Sondazh

Poll

Bota 15 Qershor 2021, 06:49

NATO e konsideron Kinën si rrezik për sigurinë

Pas viteve të vështira NATO po tregohet e vendosur dhe krahas Rusisë ka vënë në shënjestër për herë të parë edhe Kinën si rivale strategjike. Por krahasuar me R...

Bota 15 Qershor 2021, 06:01

Izraeli miraton zhvillimin e marshimit nacionalist

Qeveria e re e Izraelit miratoi të hënën një paradë të debatueshme të nacionalistëve izraelitë nëpër zonat palestineze përreth Qytetit të Vjetër të Jeruzalemit,...