Digjet makina në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, shoqërohen disa persona
14 Qershor 2021, 21:46Nga DOSJA
DURRËS– Një automjet i llojit “Volkswagen” në pronësi të personit me inicialet M. T., është djegur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në orën 21:20, në lagjen nr.8 në Durrës.
Ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme dhe policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit disa persona që mund të kenë dijeni në lidhje me zjarrin që dogji mjetin.
Njoftimi i policisë: Më datë 14.06.2021, në orën 21:20, në lagjen nr.8 Durrës, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. T., nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe vijon puna për administrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS– Forcat RENEA që kanë nisur një aksion me kontrolle mbrëmjen e sotme kanë zbarkuar dhe në lokalet e disa prej personave me precedent penalë në qytet...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur 11,700 vaksina Pfizer. Lajmin e ka bërë me dije vetë Rama me anë të...
VLORË– Edison Begaj u vu në pranga sot dhe arrestimi i tij u dëshmua nga klientë të shumë që ndodheshin në lokal në ato momente. Balkanweb ka publikuar pam...
TIRANË- Gazetarja Ilva Tare nuk do të jetë më pjesë e ekranit të televizioneve shqiptare. Mbrëmjen e sotme, Tare i ka dhënë lamtumirën emisionit të saj ‘Il...
Deputeti tashmë i zgjedhur në Tiranë, Belind Këlliçi ka qenë i ftuar këtë të hënë në studion e Fax News ku ka folur për zgjedhjet për kreun e Partisë Dem...
VLORË– Edison Begaj, 38-vjeçari që i shpëtoi atentatit që iu bë në sy të fëmijëve më 29 maj, është vënë në pranga. Mësohet se Begaj është arrestuar ...
GREQI- Policia greke ka asgjësuar një sasi të madhe bimësh narkotike në një zonë të Atikës. Mediat e huaja raportojnë se janë arrestuar 24 persona, mes të cilëv...