Aktualitet

Bes Kallaku ‘kunder’ heqjes së fjalës ‘nënë’: Do të hyjë sherri në familje pse ti prindi 1 dhe unë dyshi

13 Qershor 2021, 20:24 Nga DOSJA
Bes Kallaku ‘kunder’ heqjes së fjalës

TIRANË-Aktori i humorit, Bes Kallaku ka reaguar ditën e sotme rreth çështjes së kërkesës së komunitetit  LGBT për të zëvendësuar fjalën “nënë” me “prind që ka lindur”.

Në emisionin ‘Kosherja’ ai është shprehur se është kundër kësaj gjëje duke argumentuar me nota humori se nëse do të ndryshojmë këto fjalë i bie të ndryshohen shumë gjëra duke nisur me filma, këngë apo emertime të ndryshme të personave apo grupeve.

Nuk kam asgjë, mbase është mirë siç thoni ju por thjesht na keni kapur pa përgatit. Na është mësuar goja duke thënë o ma, o ba. Si do e themi shprehjen nana, si do ta ndryshojmë jam prindi 1. Si do ta ndryshojmë pallatin 176, atë prindin 1 nuk ta shanin por për atë prindin 2 çfarë nuk thonë. Do të ndryshojmë këngët. Imagjino dhe Vagabondin duke kënduar sado që je gangster mos u bën gangster me prindin 1 ose kur dëgjon zërin e prindit 1. Dhe pastaj imagjino Alban Ramosajn kur fitoi Këngën Magjike të mos thoshte ma fitova por prindi 1 fitova. Si t’i thërrasim Babastars? Prindi 2 stars apo pesë pyetje nga prindi 2 ramo. Po Nënë Terezën, po Baba Mondin. Pastaj do të hyjë sherri në familje pse ti prindi 1 dhe unë dyshi. Pastaj ndahen për mospërputhje numrash. Po si do t’ju themi gjyshërve? Të gjithë ne prindërit mezi presim atë muajin kur fëmija fillon dhe belbëzon mama, baba. Imagjino të jetë tre vjeç dhe me fëmijën tënd prej dore takon një mikun tënd, e të thotë a ka filluar me fol. Ca ka thënë në fillim mama apo baba. Fëmija kur shkon 5 vjeç do të fillojë të thotë prindi, atëherë pastaj do të mësojë 1 ose 2, dhe më pas do të dijë me fol mama ose baba në gjuhën aktuale. Nuk kam asgjë por shpirtin ma ngroh vetëm fjala ‘o ma dhe ba’.”

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bes kallaku lgbt zevendesimi i fjales nene bes kallaku lgbt zevendesimi i fjales nene

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Qershor 2021, 15:47

Aksident në Korçë, plagoset një person

KORÇË– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një askidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Kor&ccedi...