Biden ‘teston’ Ballkanin në standartet bazë të deokracisë, krahasimi i nivelit amerikan me atë evropian ndahet në shum
13 Qershor 2021, 19:41Nga DOSJA
EUROPË -Presidenti i SHBA, Joe Biden këtë javë përveç partnerëve të Bashkimit Evropian do të takojë edhe aletaët e NATO-s dhe Foreign Policy ka shkruar rreth urdhrit ekzekutiv që administrata Biden ka lëshuar për të luftuar korrupsionin në Ballkan, proceset demokratike dhe të drejtat e njeriut si dhe çështjet e mosmarrëveshjeve duke i parë ato në kontekstin amerikan.
Për Bien këto janë çështjet të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme në Ballkan dhe në të gjithë Evropën pasi janë themelët bazë të demokracikë ku ka përmndur Serbinë si vendin më shumë korrupsion: Serbia është shembulli kryesor në rajon për korrupsion të theksuar sipas Biden, ajo “minon besimin në proceset demokratike“. Ndërkohë, fqinjët e Serbisë kontrollohen rregullisht për korrupsionin e tyre.
Shkrimi :
Vetëm një grup standardesh për Ballkanin apo dy? Kjo nuk është një pyetje shqetësuese për Presidentin e SHBA, Joe Bien, teksa takohet me aleatët e NATO-s dhe partnerët e Bashkimit Europian në Bruksel. Administrata dha një urdhër ekzekutiv për të luftuar korrupsionin në Ballkan, po ashtu edhe pengimin e marrëveshjeve të paqes në rajon, apo proceset demokratike dhe të drejtat e njeriut. Biden foli i pakursyer për rreziqet e korrupsionit, duke theksuar se “hap dyert për kundërshtarët strategjikë”. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ritheksoi vendosmërinë e palëkundur të administratës për të fituar këtë luftë. Ky qëndrim përfaqëson një shkëputje kryekëput nga administrata e Trump. Urdhri ekzekutiv i siguron Biden katalizatorin për të marre mbështetje midis aleatëve të SHBA në samitet e BE dhe NATO. Fatkeqësisht, inercia në Bruksel, dhe brenda departamentit të shtetit të administrates, paraqet një pengesë të fortë për realizimin e vizionit parimor të përcaktuar nga presidenti i SHBA dhe sekretari i tij i shtetit. Për momentin, Shtetet e Bashkuara dhe BE kanë një sistem me dy nivele kur bëhet fjalë për standardet demokratike në Ballkan, një rrugë e privilegjuar, pa asnjë të keqe për Serbinë dhe një rrugë më e rreptë për fqinjët aspirantë të Serbisë për në BE. Është një paradoks i rrezikshëm: Regjimi më anti-demokratik i rajonit, qeveria serbe e udhëhequr nga Presidenti Aleksandar Vuçiç, merr trajtimin më të favorshëm nga zyrtarët e SHBA dhe BE, shkruan Foreign Policy. Serbia është shembulli kryesor në rajon për korrupsion të theksuar sipas Biden, ajo “minon besimin në proceset demokratike“. Ndërkohë, fqinjët e Serbisë kontrollohen rregullisht për korrupsionin e tyre. Shqipërisë i është mohuar prej kohësh aftësia për të hapur negociatat e saj për anëtarësimin në BE për shkak të korrupsionit dhe prapambetjes së lidhur me praktikat demokratike. Shtetet e Bashkuara sapo sanksionuan ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha, i cili ka kohë që nuk ka pushtet. Deri më tani, sanksionet amerikane janë zbatuar për të sulmuar tregtarët serbë të armëve dhe figurat e shquara serbe në vendet e tjera, të tilla si lideri separatist serb boshnjak Milorad Dodik. Urdhri i ri ekzekutiv paralajmëron mundësinë për ndryshime shumë të nevojshme. Biden dhe Blinken tashmë kanë lëshuar disa komunikime të forta dhe të qarta për udhëheqësit rajonalë, vetëm për të parë zyrtarë të rangut më të ulët se si i përcjellin ato. Ndërsa Serbia i ka shpëtuar vëzhgimit të korrupsionit dhe sulmit të saj ndaj demokracisë serbe, një tjetër paradoks është shfaqur. Kosova, e cila drejtohet nga luftëtari më i fortë i rajonit kundër korrupsionit me Kryeministrin Albin Kurti, është vënë nën presion më të madh ndërkombëtar në dialogun e drejtuar nga BE me Serbinë. Biden dhe Blinken e kuptojnë se mënyra e vetme për të dobësuar ndikimin keqdashës rus dhe kinez në rajon është një qëndrim i unifikuar perëndimor mbi parimet thelbësore demokratike. Sigurisht, BE mbetet e ndarë për Kosovën dhe e dobët në luftimin e korrupsionit.
(E.K/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
IZRAEL-Me 60 vota pro dhe 59 kundër, parlamenti izraelit ka miratuar qeverinë e re mbrëmjen e sotme, duke i dhënë fund qeverisjes 12 vjeçare të Kryeminis...
BRITANI- Presideni i SHBA, Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden janë takuar me mbretëreshën Elisabet pas mbylljes së samitit të G7.Sipas CNN detaji i cili ra n...
SHBA-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Los Angeles ku njëri nga pasagjerët gjatë fluturimit ka kërkuar të hapë derën e avionit të kompanisë Delta i cili po ...
BRITANI- Ditën e sotme u mbyll samiti tre ditor i cili ishte organizuar nga udhëheqësit e superfuqive botërore ku u diskutuan shumë tema globale të rëndësishme....
Pas tre ditë bisedimesh, udhëheqësit e G-7-ës mbyllën këtë të dielë samitin e mbajtur në Cornwall të Britanisë. Në një deklaratë të përbashkët pas samitit, udhë...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të dorëzojë kriminelët kibernetikë në Shtetet e Bashkuara, por vetëm nëse të njëjtën...
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) do të diskutojë rishikimin e konceptit të saj strategjik kur udhëheqësit e saj, përfshirë Presidentin amer...
BRITANI-Qindra aktivistë të mbrojtjes së mjedisit janë mbledhur në bregdetin Cornwall ditën e djeshme në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e udhëheqësve botër...
ITALI– Tre persona, mes tyre dy fëmijë kanë mbetur të vrarë si pasojë e dosa të shtënave me armë zjarri. Ngjarja e rëndë është shënuar sot në Ardea të Italisë. ...