Aktualitet

EMRAT + NGJARJA/ Krisi arma në mes të natës në Tiranë! Tre persona ndjekin dhe qëllojnë nga “Audi” 34-vjeçarin në k

12 Qershor 2021, 23:08 Nga DOSJA
EMRAT + NGJARJA/ Krisi arma në mes të natës në Tiranë!

TIRANË- Mesnatën e kaluar, në rrugën “Xhanfize Keko” ndodhi një plagosje me armë. Dosja.al raportoi e para me pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes, ndërsa sot janë zbardhur të tjera detaje. Mësohet se personi i plagosur është identifikuar si Ergin Gjoni, 34-vjeç.

Pas një konflikti për shkaqe ende të paditura, Klajdi Shanaj 33 vjeç bashkë me vëllain e tij Ramandi Shanaj 25 vjeç, plagosën 34 vjeçarin me armë në këmbë. Policia ka bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre ndërkohë që është në kërkim të 25-vjeçarit.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Valter Pershpalaj për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë” i cili ishte palë me personin e plagosur.

Gjatë konfliktit është qëlluar me armë të paktën 5 herë, nga një mjet tip audi me ngjyrë të zezë. Dyshohet se fillimisht sherri ka nisur në një lokal, dhe autorët e kanë ndjekur 34-vjeçarin me makinë, duke e qëlluar. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar fillimisht policinë pasi kanë dëgjuar të shtënat me armë. Gjoni i cili mori plumb në këmbë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ergi gjoni klajdi shanaj plagosje tek ish-kinostudio ramandi shanaj tirane valter pershpalaj ergi gjoni klajdi shanaj plagosje tek ish-kinostudio ramandi shanaj tirane valter pershpalaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2021, 19:37

Kultivimi i kanabisit në ambiente të mbyllura është një fenomen i cili po lulëzon në vendin tonë. Sipas ekspertëve, është një nevojë e re që krijohet në pamundë...