Bota

Protestë në Prishtinë në përkrahje të çlirimtarëve të Kosovës dhe ish-anëtarëve të UÇK-së

12 Qershor 2021, 12:21 Nga DOSJA
Protestë në Prishtinë në përkrahje të

KOSOVË– Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po mbahet një aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe në përkrahje të çlirimtarëve të vendit.

Aktiviteti ka nisur në ora 11:00, ku po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

Ideatori i këtij aktiviteti, Besart Gashi ka paraqitur figurat e ish drejtuesve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim nga Specialja në Hagë, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, e të tjerë.

Protestuesit po ashtu gjatë aktivitetit kanë pasur me vete edhe flamujt kombëtar.

Ndryshe, Specialja ka akuzuar drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim prej momentit kur ishin arrestuar në Kosovë gjatë vitit 2020.

Sot mbushen 22 vjet që nga përfundimi i sulmeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë, që shënon çlirimin e Kosovës. Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s dhe njëkohësisht nisi largimi i forcave serbe. /Telegrafi.

Lajmi kryesor/ Kosova shënon sot 22-vjetorin e çlirimit që erdhi falë NATOS, Kurti: Sot Kosova kremton lirinë

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 22 vjetori i clirimit te kosoves besart gashi hashim thaci kadri veseli 22 vjetori i clirimit te kosoves besart gashi hashim thaci kadri veseli

Sondazh

Poll