Politike

‘Historia u bë/ Shqipëria pjesë e Këshillit të Sigurimit, Yuri Kim dhe Luigi Soreca: Urime!

11 Qershor 2021, 17:42 Nga DOSJA
‘Historia u bë/ Shqipëria pjesë e Këshillit të

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca kanë reaguar në lidhje me anëtarësimin e përkohshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përmes një postimi të bërë në ‘Twitter’, Kim shkruan se kjo është një ngjarje historike për vendin tonë.

‘Historia u bë! Ngjarje historike! Urime Shqipërisë që u zgjodh për herë të parë në Këshillin e Sigurimit në OKB. SHBA pret të punojë me Shqipërinë edhe më ngushtë në rajon dhe në botë. Urime!’– shkruan Yuri Kim.

Soreca shkruan se mezi pret të bashkëpunoj më ngushtë në lidhje me adresimin e çështjeve globale.

Ditë historike për Shqipërinë dhe njerëzit e saj. Urime për zgjedhjen si anëtar i Përkohshëm i Këshilli i Sigurimit 2022-2023! Presim të punojmë edhe më ngushtë së bashku në adresimin e çështjeve globale!”, shkruan Soreca në Twitter.

Merr 175 vota! Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB (PRIORITETET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike luigi soreca shqiperia ne okb yuri kim luigi soreca shqiperia ne okb yuri kim

Sondazh

Poll