Maturantët dalin të pakënaqur nga niveli i provimeve! Paralajmërojnë protestë: Teza ishte ndryshe nga modeli që na u prez
11 Qershor 2021, 12:55Nga DOSJA
TIRANË– Maturantët kanë dalë të pakënaqur nga niveli i vështirësive në provimet e Maturës Shtetërore, pasi kanë zhvilluar tre prej tyre. Ata do të dalin ditën e nesërme në një protestë, përballë Ministrisë së Arsimit, në orën 11:30.
Disa prej maturantëve, kanë dërguar mesazhe në faqen “Studentët denoncojnë”, ku shprehen se Ministria e Arsimit ka harruar vështirësitë e mësimit online dhe mungesës së mësimdhënies në periudhën e tërmetit të vitit 2019. Ata thonë se teza e provimit ishte ndryshe nga ajo që ju prezantua si model.
“Doja të thoja se kjo ishte një tallje për maturantët. Provimi nuk kishte asnjë lidhje me modelin që na u dërgua. Ministria jonë e dashur nuk llogariti aspak mësimin online dhe si padashje harroi që ne kemi që në tërmetin e 2019 që nuk bëjmë mësim tamam.
Por normalisht që ne ja kalojmë Suedisë, ja keni kaluar gjithmonë dhe mësimi online sipas tyre ka qenë super eficent. Duhet të bëjmë thirrje për protest të gjithë maturantët, boll i lamë të tallen me ne si duan. Sa për tezat që dalin nuk e di ku ndodhin por kjo është padrejtësi e madhe. Në gjimnazin tim (në Tiranë) nuk na lanë as me njëri-tjetrin të komunikojmë ndërsa nëpër rrethe i lënë të lirë.
Si gjithmonë e vetmja gjë e drejtë në këtë vend janë kullat që ndërtohen nëpër kryeqytet”, shkruhet në mesazh.
Rreth 34 mijë maturantë iu nënshtruan ditën e sotme provimit të tretë të Maturës Shtetërore, atë të matematikës. Provimi nisi në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30. Edhe pse përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të provimeve të maturës është i ndalur, kjo nuk i ka penguar maturantët që t’i filmojnë dhe më pas ti publikojë në rrjetet sociale. Ky është rasti i dytë që përsëritet për këtë vit të Maturës Shtetërore, pasi edhe në provimin e Gjuhë Letërsisë, nxënësit kanë shpërndarë në internet foto të tezës së provimit. Në datën 15 qershor, të gjithë maturantët do t’i nënshtrohen provimit të fundit, atë të lëndës më zgjedhje.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të marrë në shqyrtim kërkesën e gjyqtares Enkeleida Hoxha të shkarkuar nga KLGJ pas arrestimit të kësaj të fundi...
Banorët e fshatit Bërxullë prej disa kohësh janë pre e grabitjeve të vazhdueshme, ndërsa janë detyruar që të ruajnë vetë pronat e tyre, duke ngritur postoblloqe...
TIRANË– Një aksident fatal ka nodhur mesditën e sotme në rrugën ‘Artan Lenja’, ku ka mbetur i vdekur një 80-vjeçar.Policia bën me dije se i moshuari...
TIRANË- Një sulm me tritol raportohet se ka ndodhur në biznesin e deputetit Lefter Koka. Burime për Dosja.al bëjnë me dije një dron i mbushur me tritol ka ...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një automjet tip “Peugeot” është përplasur me trafikndarësn e si pasojë ka mbetur i plagosur dr...
TIRANË- Një video e filmuar nga gazetarët e Dosja.al tregon sesi një qytetar lëviz në mes të ditës me një armë zjarri në krah.Burri, identiteti i të cilit ...