Përqafimi Rama-Kurti, Boiken Abazi: Prej boksieri, ai erdhi këtu për koordinim kombëtar, u prit me frymë para grushtit të
11 Qershor 2021, 08:42Nga DOSJA
TIRANË- Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi e sheh ndryshe takimin mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës në samitin e Tiranës, që u finalizua me një përqafim mes të dyve. Në një postim në rrjetet sociale, Abazi thotë se përqafimi i Ramës nuk ishte vëllazëror, por prej boksieri. Sipas tij, Rama i dha Kurtit kohë që të shplodhej para se ti jepte grushtin e radhës. Por cila do të ishte goditja e radhës? Deklarata e kryeministrit shqiptar se nisma e qeverisë Kurti për paditjen e Serbisë për Genocid shihej prej tij me rezerva.
POSTIMI I PLOTË:
Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës. Dhe grushti erdhi menjëherë pas “përqafimit”, në intervistën për “Euroneës Serbia”, ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë.
Dje pas samitit, Kryeministri Edi Rama publikoi një foto me homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti, duke u përqafuar. Pas tyre, i qeshur dhe me dorën në shpatullat e Ramës, është kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili gjithashtu qesh. Rama e ka shoqëruar vetëm me një përshkrim të shkurtër; Shqipëri dhe Kosovë pas mosmarrëveshjeve që kanë pasur në të shkuarën.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ANGLI- Dy raste të virusit vdekjeprurës të majmunit janë konfirmuar ditën e sotme në Mbretërinë e Bashkuar. Dailymail shkruan se Ministri i Shëndetësisë, Matt H...
KOSOVË- Sot si 22 vite më parë forcat paramilitare dhe ushtarake serbe janë tërhequr nga Kosova. Kjo ditë shënon dhe fundin e pushtimit serb të Kosovës. Fi...
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e vona të natës së kaluar në Kosovë, ku disa persona kanë dhunuar një tjetër.Ngjarja saktësisht ka ndodhur në P...
ANGLI- Sapo ka filluar Samiti G7 i cili po mbahet në Cornwell të Britanisë, ku kryeministri Boris Johnson kryeson takimin e hapjes së samitit të G7.Në fjalën e ...
Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International tha se Kina është duke kryer “krime kundër njerëzimit” në Ksinjinag – rajonin ku jetojnë ujgurët...
RUSI– Grupi anti-korrupsion i udhëheqësit të burgosur të opozitës ruse Alexey Navalny premtoi se do të vazhdojë punën pasi një gjykatë ruse shpalli të pal...
DW. Z. Rashiti, si e shihni dinamikën e re në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, palët aktualisht kanë qëndrime diametralisht të kundërta dhe me pozicione mjaft l...
Bota11 Qershor 2021, 06:38
SHBA– Efektet anësore të vaksinës, si dhimbje koke, këputje apo temperaturë janë shenja të reagimit të sistemit imunitar dhe ndeshen rëndom gjatë imunizim...
SHBA– Prokurorët amerikanë kanë ngritur akuza ndaj gjashtë anëtarëve të grupit të ekstremit të djathtë “Three Percenters” (Tre përqindëshi) për komplot për të s...
SHBA– Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se kishin hequr sanksionet ndaj tre ish-zyrtarëve dhe dy kompanive iraniane që më parë tregtonin produkte far...