Bota

Nis Samiti i G7 në Britani, vendet pritet të njoftojnë për dhurimin e 1 miliard vaksinave, në takim do të flitet edhe për

11 Qershor 2021, 07:40 Nga DOSJA
Nis Samiti i G7 në Britani, vendet pritet të njoftojnë për

ANGLI- Sapo ka filluar Samiti G7 i cili po mbahet në Cornwell të Britanisë, ku kryeministri Boris Johnson kryeson takimin e hapjes së samitit të G7.

Në fjalën e tij hapëse ai tha se bota duhet ‘të ngrihet lart’ pas pandemisë dhe se bota duhej të “nivelohej” pas dëmit të shkaktuar nga pandemia.

Udhëheqësit e ekonomive të G7 që janë mbledhur sot në Angli pritet të bëjnë një premtim për të siguruar 1 miliard doza vaksinash për vendet e varfëra si pjesë e një plani për të “vaksinuar botën” deri në fund të vitit 2022, nga të cilët 500 milion do t’i dhurojë SHBA-ja dhe 100 milion Anglia. Ky vendim është një përpjekje për të kundërshtuar “diplomacinë e vaksinave” nga Pekini dhe Moska, të cilët kanë qënë të shpejtë për të shitur dozat e tyre kombeve në zhvillim.

Pas katër vitesh në të cilat klubi i vendeve demokratike të zhvilluara u paralizua në mënyrë efektive nga presidencia amerikane e Donald Trump, Biden pritet të përdorë samitin e G7 dhe udhëtimin e tij në Bruksel të hënën për të rikonfirmuar lidershipin e SHBA në botën demokratike.

Në takim pritet gjithashtu të flitet për pandeminë e Covid, vaksinat, tregtia, klima, infrastrukturën e vendeve në zhvillim, rimëkëmbjen ekonomike si dhe për arsimimin e vajzave.

Shtatë persona janë arrestuar pasi u zbulua se dy automjete që udhëtonin pranë samitit G7 përmbanin bojë, granata tymi dhe autoparlantë. Policia e Devon dhe Cornwall konfirmuan se oficerët kryen një ndalesë automjeti në një makinë dhe një furgon afër Loggans Road në Hayle, rreth shtatë milje nga Hotel Carbis Bay.

Udhëheqësve të G7 do t’u thuhet sot se kriza e Covid do të kthejë barazinë gjinore globalisht nëse qeveritë nuk ndërmarrin veprime urgjente për ta ndaluar këtë. Ky është një nga përfundimet kryesore nga këshilli këshillimor i barazisë gjinore G7 (GEAC).

Gjatë fjalimit të kryeministrit britanik Boris Johnson ai njoftoi se do të shpenzojë 430 milion dollar për arsimin në vendet e varfra.

Mbretëresha Elizabetë e Britanisë ka mbërritur në parkun Eden, aty ku do të zhvillojë takimin me udhëheqësit e G7, vend i cili ndodhet në afërsi të zonës ku po mbahet samiti. Mbretëresha së bashku me anëtarët e tjerë të familjes duke përfshirë edhe Princin Charles dhe William u përshëndetën me anëtarët e G7.

Gjatë takimit të sotëm në Britani, udhëheqësit e G7 ranë dakord për një marrëveshje mbi nevojën për të vazhduar mbështetjen  ekonomike të tyre pas pandemisë për vendet të cilat janë dëmtuar ekonomikisht nga Covid19. Në këtë marrëveshje u përfshi edhe Angela Merkel e cila ka refuzuar vazhdimisht të huazojë shuma të mëdha për zhvillimin e ekonomisë por gjëja që e ka shtyrë atë më shumë është periudha pandemike e vështirë që kanë kaluar të gjitha vendet e botës. Kishte një konsensus të gjerë në të gjithë diskutimin mbi mbështetjen e vazhdueshme për zgjerimin fiskal në këtë fazë. Joe Biden, Boris Johnson dhe Mario Draghi shprehën mbështetje të veçantë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota samiti i g7 ne angli samiti i g7 ne angli

Sondazh

Poll

Bota 11 Qershor 2021, 06:38

SHBA– Efektet anësore të vaksinës, si dhimbje koke, këputje apo temperaturë janë shenja të reagimit të sistemit imunitar dhe ndeshen rëndom gjatë imunizim...