Bota

Del sot para gjykatës i riu që goditi me shuplakë presidentin francez Macron

10 Qershor 2021, 10:57 Nga DOSJA
Del sot para gjykatës i riu që goditi me shuplakë presidentin

FRANCË– Damien Tarel, një fans i arteve marciale mesjetare që goditi Presidentin francez, Emmanuel Macron në fytyrë, do të dalë para një gjykatësi në një gjyq të shpejtë ditën e sotme.

Tarel e kishte pranuar goditjen e Macron ndërsa presidenti ishte në një vizitë në një kolegj trajnimi profesional, por u tha hetuesve se nuk ishte i paramenduar, tha prokurori lokal, Alex Perrin në një deklaratë.

Sipas Reuters, 28-vjeçari i papunë tha gjatë marrjes në pyetje se ai kishte qenë pranë lëvizjes anti-qeveritare të protestës “jelek të verdhë” e cila tronditi presidencën e Macron dhe mbante besime politike të krahut ultra të djathtë.

“Ai pohoi se ai veproi nga impulsi dhe ‘pa menduar’ për të shprehur pakënaqësinë e tij,” tha Perrin në një deklaratë të mërkurën vonë.

Sulmi i Tarel ndaj presidentit tronditi vendin. Macron më vonë e përshkroi atë si një incident të izoluar dhe tha se dhuna dhe urrejtja ishin një kërcënim për demokracinë. Presidenti kishte qenë në një udhëtim në rajonin e Drome në juglindje për të marrë pulsin e vendit pas pandemisë dhe me më pak se një vit para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Njeriu i dytë nuk do të përballet me asnjë akuzë në lidhje me shuplakën, por do të ndiqet penalisht për armëmbajtje pa leje në 2022.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota damien tarel macron qellohet me shuplake damien tarel macron qellohet me shuplake

Sondazh

Poll

Bota 10 Qershor 2021, 09:09

Argumenti është, se gjithnjë e më shumë njerëz guxojnë t’i hyjnë rrugës së rrezikshme detare nga Libia apo Maroku në Europë, nëse e dinë, se mund të shpët...