Rusia i shpall “ekstremiste” organizatat e lidhura me Navalnyn
10 Qershor 2021, 09:51Nga DOSJA
RUSI– Një gjykatë në Moskë u ka ndaluar veprimtarinë organizatave politike të lidhura me kritikun e burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalny, duke i shpallur ato “ekstremiste”.
Aktivistët do të përballen me burgim nëse vazhdojnë punën e tyre dhe secilit që mbështet publikisht rrjetin politik të Navalnyt, mund t’i ndalohet gara për pozita publike.
Përmes rrjeteve sociale, Navalny është zotuar se nuk do të zmbrapset.
“Nuk do të shkojmë askund. Do ta tejkalojmë këtë, do të ndryshojmë, do të përmirësohemi. Do të adaptohemi. Nuk do të heqim dorë nga qëllimet dhe idetë tona. Ky është shteti ynë dhe nuk kemi tjetër”.
Megjithatë, ai ka thënë se mbështetësit e tij tani duhet ta ndryshojnë mënyrën e punës.
Navalny është në burg për shkelje të rregullave të një dënimi me kusht, për një rast përvetësimi, akuzë që e konsideron të motivuar politikisht.
Zgjedhjet parlamentare ruse pritet të mbahen në muajin shtator, dhe sondazhet tregojnë se partia në pushtet po humb përkrahjen.
Disa prej mbështetësve të Navalnyt kanë planifikuar të garojnë në zgjedhje.
Avokatët e Navalnyt kanë thënë se do ta apelojnë vendimin e gjykatës për organizatën e liderit opozitar.
Navalny, i cili është kritiku më i ashpër i Putinit, është ndaluar në Rusi, në muajin janar, pas kthimit nga Gjermania.
Ai është trajtuar në Berlin, pas helmimit me agjent nervor Noviçok.
Navalny ka fajësuar Putinin për dhënie të urdhrit për helmim, mirëpo Kremlini mohon diçka të tillë.
Putin ka qenë në pushtet si president apo kryeministër nga viti 1999.
Marrë nga REL.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Kompania mbrapa ndërtimit të naftësjellësit Keystone XL, ka hequr dorë nga planet për të ndërtuar këtë projet kontrovers, disa muaj pas presidenti a...
FRANCË– Një pronar restoranti në Francë përdori shotgunin e tij pasi dy klientë u larguan nga restoranti i tij pa paguar faturën e tyre.Një pronar restoran...
BRITANI– Presidenti amerikan, Joe Biden ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare jashtë Shteteve të Bashkuara, me një paralajmërim ndaj Rusisë, duke thënë s...
KOSOVË-Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti dhe pasi u bënë të njohur emrat...
SHBA– Fillimisht e hedhur poshtë nga ekspertë për kujdes shëndetësor dhe zyrtarë qeveritarë, hipoteza se koronavirusi ka dalë aksidentalisht nga një labor...
Bota10 Qershor 2021, 09:09
Argumenti është, se gjithnjë e më shumë njerëz guxojnë t’i hyjnë rrugës së rrezikshme detare nga Libia apo Maroku në Europë, nëse e dinë, se mund të shpët...
KALIFORNI-Një murgeshë e moshuar nga Kalifornia deklarohet fajtore për vjedhje nga shkolla katolike ku ajo punoi për dekada me qëllim që të paguante borxhet e b...
SHBA– Shteti i Uashingtonit po lejon dhëniet e marihuanës në një përpjekje për të inkurajuar vaksinimet COVID-19, njoftuan zyrtarët të hënën.Si pjesë e nj...
ESTONI-Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po zhvillon një vizitë dyditore në Estoni ku është pritur nga homologia e saj, Kersti Kaljulaid.Sipas E...