Bota

Sot është milioner/ Fëmija që u braktis në koshin e plehërave që foshnje jep mesazh për të gjithë: Mos lejoni që rret

9 Qershor 2021, 13:25 Nga DOSJA
Sot është milioner/ Fëmija që u braktis në koshin e

SHBA-Kush do ta imagjinonte se shpikësi, sipërmarrësi dhe milioneri i telekomunikacionit, Freddie Figgers, u braktis në një kosh plehrash nga nëna e tij kur ishte foshnjë.

Sipas mediave 31-vjeçari u jep një këshillë sot të gjithë personave që kanë ëndrra dhe besojnë se nuk kanë mundësi t’i bëjnë t’i realizojnë dhe mesazhi që ai përcjell është: “Mos lejoni që rrethanat të përcaktojnë kush jeni.”

Babai i tij i tha: “Nëna biologjike të hodhi. Betty (nëna që e ka rritur) dhe unë të gjetëm dhe ne nuk donim të dërgonim në jetimore, prandaj dhe vendosëm të birësonim. Ti je djali ynë”.

Kështu që milioneri mësoi se nëna biologjike e kishte braktisur në koshin e plehrave, ne Florida. Kur babai i bleu për herë të parë kompjuter në moshën 9 vjeçare, Freddie filloi të ëndërronte dhe të improvizonte dhe të ndërtonte algoritme.

Në moshën 12 vjeçare, mësuesit e shkollës e kuptuan prirjen e tij të veçantë për kompjuterët. Në moshën 15 vjeçare ai bëri programin e parë kompjuterik për të matur presionin e ujit në qytet. Në moshën 22 vjeçare krijoi patentën e tij të parë: një glykometër inteligjent, që mat nivelet e glykozës në gjak.  Në të njëjtën moshë ai themeloi kompaninë e telekomunikacionit, Figgers Communication.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota freddie figgers freddie figgers

Sondazh

Poll