Aktualitet

Protesta/ Incidentet e para, hidhen shashka, një protestues me sqepar në dorë, digjet një pankartë (VIDEO)

16 Shkurt 2019, 09:56 Nga DOSJA
Protesta/ Incidentet e para, hidhen shashka, një protestues me sqepar

Mijëra qytetarë janë duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” (lexo këtu). Drejt kryeministrisë janë hedhur edhe shashka dhe protestuesit kanë vuvuzela në duar dhe shfaqen me dy gishta lart.

Një prej të pranishmëve ka provokuar pjesën tjetër të turmës dhe ka pasur përplasje mes protestuesve.  Madje edhe një person është përzënë nga protesta pasi është akuzuar si militant i PS-së.  Në protestë ka dhe disa persona që janë të maskuar, ndërsa nuk dihet se cili do të jetë roli i tyre në protestë. Por nuk mungon edhe një protestues i cili mban në dorë një sqepar.

“Fëmijët i kam pa bukë. Unë kam ardhur të protestoj për këtë keqbërës. Ne duam ta përbysim Edi Ramën. Edi ik. Vdekje fashizmi. Unë i kam duart e lidhura.”, u shpreh një qytetar.

Protestuesit duan të rrethojnë Kryeministrinë. Në shesh ndodhen edhe ish-kryeministri Sali Berisha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

Video nga protesta: 

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 16 shkurt protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll