Aktualitet

‘Lajmërova policinë’/ Vëllai vrau motrën në Shkodër, mikja: I kam shpëtuar jetën 2 herë, nuk ia dola dot

8 Qershor 2021, 18:57 Nga DOSJA
‘Lajmërova policinë’/ Vëllai vrau motrën në

SHKODËR– Mikja e Diana Vukaj, e cila u vra nga vëllai i saj ka treguar se në të shkuarën ia ka shpëtuar jetën dy herë. Për ‘Shqipëria live’, ajo tregoi se Diana ka qëndruar gjatë gjithë kohës me të, mirëpo këtë radhë nuk ishte e shkruar që t’ja shpëtonte jetën. Ajo ka treguar se nje herë ka telefonuar policinë pasi e dinte se shoqja e saj ishte në rrezik.

Unë me Dianën kam pasur marëdhënie të shkëlqyeshme dhe me vllaun e saj. Nuk më ka shku mendja kurrë se do e bënte këtë gjë. Unë kam shku e kam marrë në Rinas. Ajo ka pasur plane me ba mobilimin e shpisë. Ajo më tha po shkoj në shpi. Kanë pasur dhe probleme të mëparshme. Dy herë ka ndodh që unë i kam shpëtu jetën Dianës, këtë herë nuk mujta, nuk arrita. Kështu ka qënë e shkrume me ndodhë. Një herë kam shku vetë e kam marrë e kam cu në shtëpinë time, një herë tjetër ka ndodhur në nëntor, kam lajmëru policinë, është shoqja ime në rrezik.’- është shprehur ajo.

Diana Vukaj u gjet e vdekur në shtëpinë e të vëllait dy ditë më parë. Natën e 5 qershorit pas një sherri për mobiljet Fabian Vuka qëlloi me armë zjarri të motrën e dhe e la të vdekur. Dyshohet se Fabian Vukaj e kreu krimin në gjendje të dehur, pas një konflikti me të motrën për çështje parash. Edhe pse e kishte qëlluar Diana Vukajn për vdekje, ai vazhdonte të dilte lirisht në qytet, ndërsa viktimën e mbante në banesë. Viktima kishte pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet diana vukaj fabian vukaj diana vukaj fabian vukaj

Sondazh

Poll