Bota

ME VIDEO: Boss-i i MAFIAS turke nuk ndalet! Të tjera akuza për Erdogan: Dhëndri i merret me drogë, ministri ia shpëtoi nga

6 Qershor 2021, 12:47 Nga DOSJA
ME VIDEO: Boss-i i MAFIAS turke nuk ndalet! Të tjera akuza për

TURQI– Një video e re me akuza ndaj “të besuarve” të presidentit turk Recep Tajip Erdogan është ngarkuar nga

Në llogarinë e tij, në rrjetin social të Instagram, Peker tregoi lidhur me bisedën telefonike që ai bëri me Serdar Eksi, i cili është i martuar me një mbesë të Erdoganit, për të cilin shtoi se kërkohet ndërkombëtarisht pasi akuzohet për krime nga Turqia dhe Amerika.

Sipas tij, ministri i Brendshwm, Suleyman Soylu e thirri në zyrë “dhëndrin” e Erdogan dhe e ndihmoi që të largohej nga vendi. Në të njëjtën kohë, boss-i mafioz tha se deputeti i AKP-së Metin Kuluk është financuar shumë herë prej tij.

 

 

A post shared by SEDAT PEKER (@sedatpeker)

“I kam vendosur para në bagazhin e makinës,”-tha ai në video. Ai gjithashtu shtoi se Turqia po dërgonte para përmes një organizate joqeveritare në Maqedoninë e Veriut, të ardhura që do të përfundonin tek ekstremistët dhe jo tek muslimanët e vërtetë.

Ndërkohë edhe njëherë këmbënguli në teorinë e tij se po krijohej një organizatë mercenare për të shkuar në Siri, në ndihmë të xhihadistëve.

Sedat Peker, një nga udhëheqësit më të fuqishëm të ‘Maffia-s’ në Turqi, tani i arratisur në Dubai, ka filluar shpërndarjen e videove, në të cilat ai flet për marrëdhëniet e tij me protagonistët kryesorë të politikës turke në vitet e fundit, duke përfshirë Ministrin e Brendshëm, Suleyman Soylu dhe me Berat Albayrak, ish-Ministër i Financave. Personat që ai përmend janë të përfshirë direkt ose indirekt në krime të tilla si vrasje, korrupsion, pastrim parash, shantazhe në nivele të ndryshme. Në videot e tij Peker tregon gjithashtu për betejat për pushtet brenda AKP-së, në të cilat Soylu, portretizohet si një person i pangopur për pushtet. Ministri reagoi duke i quajtur fjalët e Peker si pjesë e një operacioni ndërkombëtar kundër Turqisë. Soylu dhe zyrtarët e tjerë qeveritarë i mohojnë akuzat, por për shumë njerëz ato janë shumë të rënda për t’u hedhur poshtë pa hetime paraprake.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota recep tajip erdogan sedat peker suleyman soylu turqi recep tajip erdogan sedat peker suleyman soylu turqi

Sondazh

Poll