Bota

Krim i trefishtë në Greqi/ Mosmarrëveshja për pronën çoi në vrasjen e fqinjëve dhe më pas vetëvrasjen e autorit

6 Qershor 2021, 10:31 Nga DOSJA
Krim i trefishtë në Greqi/ Mosmarrëveshja për pronën

GREQI– Një tjetër krim tronditës ka ndodhur në vendin fqinj ku në ishullin e Korfuzit një person ka qëlluar dhe ka vrarë dy persona, të cilët ishin fqinjët e tij, pranë një hoteli në zonën e Dassia.

Sipas mediave greke, në orën 11.30 të mëngjesit , 60-vjeçari nga Korfuzi, i cili ishte babai i një oficeri policie dhe jetonte në katin përdhes të ndërtesës, pati një debat të ashpër me pronaren greke të ndërtesës, 61-vjeçaren dhe e qëlloi me armë gjahu. Me 55-vjeçarin greko-francez , i cili jetonte në katin e parë, autori i krimit nuk kishte asnjë konflikt por ky i fundit u përpoq të ndërhynte, për të shpëtuar gruan.

Ndoshta fakti që ai vrau një njeri që nuk ishte fajtor për asgjë, ishte arsyeja që, pas vrasjes, 60-vjeçari vendosi t’i jepte fund jetës së tij! Ai u mbyll në banesën e tij dhe qëlloi veten me të njëjtën armë.

Zona u rrethua nga forcat speciale të policisë me jelekë antiplumb, pasi informacioni për vrasësin ishte konfuz dhe fillimisht u tha se ai po qëllonte me armë në shtëpi. Sidoqoftë, sipas banorëve të Dassia, të cilët folën për protothema.gr, autori i krimit, pasi vrau të dy viktimat, i dha fund jetës së tij.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vrasje e trefishte ne greqi vrasje e trefishte ne greqi

Sondazh

Poll