Art&Argëtim

“Cila është gjëja që ju mban të bashkuar”/ Hailey Bieber flet për marrëdhënien e saj me Justin: Besimi, nëse nuk do

5 Qershor 2021, 16:06 Nga DOSJA
“Cila është gjëja që ju mban të bashkuar”/

SHBA- Modelja Hailey Baldwin ka folur për martesën e saj me këngëtarin Justin Bieber. Limitoo shkruan se gjatë një interviste, në momentin që modelja u pyet se cila është ajo që e mban të bashkuar atë me Justin, ajo u shpreh se besimi është gjithçka dhe se pa të nuk do ishin së bashku. 

“Më pyesin gjithë kohën, se çfarë na mban kaq të bashkuar,”- tha Baldwin.

Më pas shtoi: “Dhe unë jam: Është besimi ynë. Ajo në çfarë ne besojmë. Nëse s’do kishim të njëjtin besim, s’do ishim këtu. Nuk do ishim as së bashku.”

Ajo gjithashtu foli për karrierën e saj si modele, në të cilën veçoi se ndihet keq kur disa njerëz të krishterë e gjykojnë atë kur modelon me rroba banjo, apo të brendshme/

“Unë kam takuar njerëz të krishterë që janë thjesht super gjykues dhe më kanë bërë të ndihem sikur jam një person i keq, sepse nuk e jetoj jetën time ashtu si ata mendojnë se duhet ta jetoj jetën time. Dhe unë u ndjeja çuditshëm kur postoja disa fotografi të vetes time dhe  thoja me vete:‘ Njerëzit në kishë do ta shohin këtë. A po bëj diçka gabim? A po jap një shembull të keq? ‘Dhe realiteti është – jo,” tha Baldwin.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz hailey baldwin justin bieber hailey baldwin justin bieber

Sondazh

Poll