Bota

E rëndë! 47-vjeçari në Francë fsheh në shtëpi trupin e nënës së vdekur për 7 vite: Donte të përfitonte pensionin e

5 Qershor 2021, 12:40 Nga DOSJA
E rëndë! 47-vjeçari në Francë fsheh në

FRANCË -Një ngjarje e rëndë është ka ndodhur në Paris të Francës ku një 47-vjeçar me origjinë serbe ka fshehur kufomën e nënës së tij në apartament për 7 vite që të përfitonte nga pensioni i saj.

Sipas mediave, 47-vjeçari i identifikuar vetëm si Sasa, u vetëdorëzua në polici disa ditë më parë. Ai i ka rrëfyer para hetuesve të gjithë ngjarjen. Sipas tij, nëna e tij, Zlaka, kishte ndërruar jetë nga kanceri në vitin 2014, në moshën 75-vjeçare. Pas kësaj dëshmie, 47-vjeçari  së bashku me një patrullë policie është drejtuar te apartamenti.

Trupi i pajetë i gruas ishte fshehur në banjë, ndërsa djali i saj, ka treguar se trupin shpesh e lyente ma aroma të këndshme, për të shmangur aromat e rënda. Sasa është arrestuar nga policia, ndërsa pritet që gjykata të marrë një vendim përfundimtar për të.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota france sasa france sasa

Sondazh

Poll