Bota

Likud kritikon Facebook dhe Twitter për ‘censurë’ ndërsa opozita kërkon të rrëzojë Netanyahun

5 Qershor 2021, 11:20 Nga DOSJA
Likud kritikon Facebook dhe Twitter për ‘censurë’

IZRAEL– Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shprehur mbështetjen ndaj partisë së tij Likud në akuzat që kjo e fundit ka bërë ndaj Facebook dhe Twitter.

Partia e Netanyahut shkroi në Twitter se Twitter dhe Facebook po lejojnë aktivistët e majtë të promovojnë kundër-protesta në shtëpitë e të njëjtëve deputetë. Anëtarët e Knesset duke renditur saktësisht të njëjtat adresa nga të cilat u pezulluan të djathtët.

Në një seri cicërimash të cilat Netanjahu i ka shpërndarë, Likud pretendon se po censurohet pa të drejtë dhe kërkon që të mos mbahen standarte të dyfishta.

Postimet në Twitter:

Censurimi i të drejtës: Twitter dhe Facebook po pezullojnë aktivistët e krahut të djathtë për promovimin e protestave jashtë shtëpive të anëtarëve të Knesset që planifikojnë të bashkohen me qeverinë e rrezikshme të majtë që po formohet.’- shkruhej në një nga cicërimat e Likud.

‘Twitter dhe Facebook pretendojnë se ata pezulluan përdoruesit sepse postimet e tyre përfshinin adresat personale të shtëpive të Anëtarëve të Knesset, të cilat janë vendet e protestave publike.’

‘Megjithatë, në të njëjtën kohë, Twitter dhe Facebook po lejojnë aktivistët e majtë të promovojnë kundër-protesta në shtëpitë e të njëjtave MK duke renditur saktësisht të njëjtat adresa për të cilat u pezulluan të djathtët. Ky është një rast shkollor i censurës politike të së djathtës.’

Likud i bën thirrje @Jack dhe Mark Zuckerberg të ndalojë këtë standard të dyfishtë dhe të lejojë lirinë e shprehjes për të gjithë.”

Partia në pushtet e Izraelit, Likud ka akuzuar Facebook dhe Twitter për censurimin e forcës politike të krahut të djathtë ndërsa një aleancë e opozitës përpiqet të rrëzojë kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Sipas Likud, të dy platformat e mediave sociale, duke cituar mbrojtjen e të dhënave personale, po pezullojnë përdoruesit që promovojnë protesta jashtë shtëpive të anëtarëve të parlamentit “të cilët planifikojnë të bashkohen me qeverinë e rrezikshme të majtë që po formohet”.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota benyamin netanyahu facebook likud mark zuckenberg twitter benyamin netanyahu facebook likud mark zuckenberg twitter

Sondazh

Poll