Aktualitet

VIDEOJA e vrasjes së Klodian Rashajt, Gjokutaj: Kriminelët i rrethojnë dhe i presin 48 orë, ky gjuan direkt….për mëllenj

3 Qershor 2021, 19:17 Nga DOSJA
VIDEOJA e vrasjes së Klodian Rashajt, Gjokutaj: Kriminelët i

TIRANË– Avokati Genc Gjokutaj, i ka konsideruar të tmerrshme pamjet e vrasjes së të riut Klodian Rasha, të cilat u bënë publike vetëm sot, disa muaj pas krimit që ngriti në këmbë vendin.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Gjokutaj tha se ka kriminelë shumë të rrezikshëm, të cilëve u rrethohet banesa dhe priten më shumë se 48 orë para se të veprohet, ndërsa Nevaldo Hajdaraj, sipas tij, duket sikur ka dalë të gjuajë për ‘mëllenja’.

“Fshehja e videos së vrasjes ka fshehur ngjarjen. Ku ka qenë kjo video deri më sot? Tentuan të minimizojnë rëndësinë dhe nivelin e ngjarjes. Inkriminimi i viktimës është shumë e rëndë. Shteti këtu të servir dhe të servir versionin e vet. Kemi super kriminelë të rrezikshëm që RENEA shkon dhe i rrethon shtëpinë për 48 orë. Ai atje gjuan nga brenda shtëpisë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët i hedhin vetëm gaz lotsjellës. Sepse tentojnë ta kapin të gjallë dhe jo ta vrasin. Kurse ky këtu shkon dhe vret pa pasur asnjë far fërkimi. Duhen parë këto sepse ai s’ka dalë për mëlleshnja aty, me llastiqe, shiko zogj e gjuaj,”- tha Gjokutaj.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet genc gjokutaj vritet klodian rasha genc gjokutaj vritet klodian rasha

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Qershor 2021, 17:16

Merr flakë makina në autostradën Vlorë-Levan

VLORË- Një makinë ka marrë flakë pasditën e sotme në autostradën Vlorë-Levan.Ende nuk dihet se cila është shkaku që makina ka marrë flakë, ndërkohë që nuk ...