Bota

Prokurorët e SHBA kërkojnë dënim me 30 vite burg për vrasësin e George Floyd: Ka tronditur gjithë popullin

3 Qershor 2021, 13:33 Nga DOSJA
Prokurorët e SHBA kërkojnë dënim me 30 vite burg për

SHBA-Prokurorët në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që vrasësi i George Floyd të dënohet me 30 vjet burgim.

Sipas BBC ditën e sotmë prokuroët thanë se vrasja kishte tronditur të gjithë popullin dhe si e tillë duhet dënuar me burgim në një afat kohor të gjatë edhe pse mbrojtja e cilëson vrasjen sin je gabim i cili është shkaktuar si pasojë e keq-trajnimit të Derek Chauvin.

Ish-oficeri i policisë, Derek Chauvin, në muajin prill, u shpall fajtor për vrasjen dhe kohëzgjatja e dënimit pritet të shpallet me 25 qershor.

Floyd, 46-vjeçar, afrikano-amerikan, është vrarë nga zyrtari i bardhë policor, i cili i ka bërë presion me gju në qafë për më shumë se nëntë minuta gjatë procedurës së arrestimit. Ngjarja ka ndodhur në muajin maj të vitit 2020.

Vdekja e tij ka nxitur protesta kundër racizmit dhe dhunës policore në një mori qytetesh në Shtetet e Bashkuara dhe më larg, si dhe ka shtyrë përpara përpjekjet për reforma policore në nivel kombëtar.
Chauvin dhe tre ish-oficerë të tjerë akuzohen veçmas për shkeljen e të drejtave civile të George Floyd.

(e.k/dosja .al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota derek chauvin george floyd shba derek chauvin george floyd shba

Sondazh

Poll