Aktualitet

Zhdukja misterioze e shefit të Anti-drogës në kufirin shqiptaro-malazez, dalin DETAJE të reja: E dinte që do arrestohej, me

3 Qershor 2021, 15:13 Nga DOSJA
Zhdukja misterioze e shefit të Anti-drogës në kufirin

SHKODËR– Detaje të reja janë zbuluar nga zhdukja misterioze e shefit të Antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi, Rudolf Elezoviç.

Sipas medias serbe Novosti, Rudolf Elezović ka pasur informacion se do arrestohej nga policia e Malit të Zi, prandaj ai është larguar jashtë shtetit duke shmangur marrjen ne pyetje nga Prokurorja Speciale Mira Samarxhiç. 

Tjetër detaj i ri  zbuluar ështe dhe mbetet fakti që një njeri i afërt i tij ka qenë pjese e operacionit “Kurthi” ku janë arrestuar 24 persona. Kështu, i zhdukuri Elezoviç ka pasur informacionin e dorës së parë së çfarë kanë thënë të arrestuarit për të dhe disa efektivë të policisë së Ulqinit dhe Tivarit, të cilët dyshohen se kanë ndihmuar në trafikimin e drogës, shkruan Novosti.

Dyshohet se kjo ngjarje kriminale për shefin e Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit ka të bëjë me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së. Sipas deklarimeve të disave nga të arrestuarit, Elezović dhe disa kolegë të tij më herët kanë bërë lëshime duke lejuar trafikun e sasive të mëdha të drogës. Sipas një prej të arrestuarëve, Elezović për çdo kilogramë të lëndës narkotike të trafikuar merrte përqindje të cilën me pas e ndante me kolegët. Të njëjtën histori e kanë treguar më së paku edhe dy të arrestuar të tjerë, por nuk dihet ende se sa të vërteta janë këto dëshmi.

Rudolf Elezoviç humbi kontaktet me familjen e tij më 27 maj të këtij, në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna. Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime Elezoviç mund të jetë gjallë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rudolf elezovic zhdukja e rudolf elezovic rudolf elezovic zhdukja e rudolf elezovic

Sondazh

Poll