Aktualitet

HEC-et në Vjosë, 30 shkencëtarë zbresin në terren, studiojnë dy degët kryesore, do mbledhin të dhëna deri më 5 qershor

3 Qershor 2021, 13:49 Nga DOSJA
HEC-et në Vjosë, 30 shkencëtarë zbresin në terren,

TIRANË– 30 shkencëtarë të huaj, nga Gjermania, Austria dhe Italia kanë zbritur në terren për të studiuar dy degët kryesore të lumit Vjosa. Mësohet se shkencëtarët kanë mbledhur të dhëna në dy degët e Vjoses në Shushicë dhe Bënçë.

Kërkimet janë organizuar nga dy shkencëtarët kryesorë prof. Fritz Schiemer nga Vjena dhe homologu shqiptar prof Aleko Miho. Në Shushicë janë planifikuar 5 HEC-e, ndërsa në Bënçë jo më pak se 8 HEC-e. Sipas shkencëtarëve mbrojtja e Vjosës varet nga mbrojtja e degëzimeve të lumit.

Shkëncëtarët, të dhënat do t’i përdorin në gjykatë për të kundërshtuar projektet e planifikuara të hidrocentraleve.

“Ne ofrojmë edhe njëherë mbështetjen tonë për qeverinë e sapo zgjedhur në mbrojtjen e rrjetit unik të lumit Vjosa dhe krijimin e Parkut Kombëtar të lumit të egër të Evropes. Vjosa është lumi i fundit i madh i egër në Evropë jashtë Rusisë. Përgjatë rjedhës së saj prej gati 279 km lumi rjedh tërësisht i pandërprerë nga malet e Pindit në detin Adriatik,”- është shprehur një prej tyre, Aleko Miho.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleko miho fritz schiemer shkencetaret zbresin ne vjose aleko miho fritz schiemer shkencetaret zbresin ne vjose

Sondazh

Poll