Aktualitet

Ndarja nga jeta e Piro Manit, Roza dhe Dhimitër Anagnosti mesazh ngushëllimi: I dha vlerë të pazëvëndësueshme artit!

3 Qershor 2021, 14:16 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Piro Manit, Roza dhe Dhimitër Anagnosti mesazh

TIRANË– Çifti i artistëve, Roza dhe Dhimitër Anagnosti kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit Piro Mani.

Në një bisedë telefonike për ‘News24’, ata janë shprehur të pikëlluar për mikun e tyre, teksa thanë se Mani i ka dhënë një vlerë të pazëvëndësueshme artit dhe identitetit kombëtar. 

U trishtuam shume per nje tjeter humbje te madhe te artit shqiptar. Kam pasur privilegjin te punoj me artistin e madh Piro Mani qe i dha vlera te pazevendesueshme artit dhe identitetit kombetar me veprat e tij unike qe kane dhene emocione pa fund. Entuziazmi i tij gjate punes na frymezonte e na nxiste per krijuar personazhe karakteriale me nivel te larte artistik. Kete e perceptonte qarte publiku ne sallen e Teatrit Kombëtar dhe teatrove te tjera ne Shqiperi, qe kane vleresuar punen e tij me duartrokitje dhe emocione te forta. Na ka munguar ne gjithe keto vite arti i tij. Jane te rralle regjisore te tille si Piro Mani. Respekt e mirenjohje pa fund per kete artist te madh qe na la. Ngushellime familjes. Pushofte ne paqe! Roza dhe miku i tij Dhimiter Anagnosti”, janë shprehur ata.

Aktori dhe regjisori Piro Mani, një prej “korifenjtë” e kinematografisë shqiptare ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare në Amerikë, atje ku jetonte prej vitesh me familjen. Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. 

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhimitër anagnosti piro mani roza anagnosti vdes piro mani dhimitër anagnosti piro mani roza anagnosti vdes piro mani

Sondazh

Poll