Art&Argëtim

23 maj 1934/ ‘Bashkë deri në vdekje’, përqafimi, lamtumira dhe makina ku u vranë, pamjet e rralla nga momentet e fundit

23 Maj 2019, 13:05 Nga DOSJA
23 maj 1934/ ‘Bashkë deri në vdekje’, përqafimi,

Më 23 maj 1934, Bonni dhe Clyde u vranë në makinën e tyre nga policia amerikane në Luiziana. Pas 85- vitesh publikohen për herë të parë fotot nga vrasja e tyre.

Historia e Bonnie dhe Clyde, çifti që doli kundër ligjit amerikan

Bonnie Parker dhe Clyde Barroë u takuan për herë të parë në vitin 1930. Ajo ishte vetëm 19-vjeçe, ndërsa ai 21-vjeç. Dy javë pasi u njohën, Clyde u arrestua dhe u la i lirë më 1932, pikërisht kur nisi edhe turi i tyre i krimit, bashkë me Bonnie dhe bandën e tyre.

Bonnie, Clyde dhe banda e tyre për dy vite me radhë vranë dhe vodhën në shtete të nryshme. Mënyra e tyre e vetme për t’u arratisur ishte se policia nuk mund të kalonte kufirin nga njëri shtet në tjetrin. Një tjetër arsye që ata i shpëtonin policisë ishte mënyra si Clyde i jepte makinës.

Makina e tij e preferuar ishte Ford V8, i ‘magjepsur’ pas këtij modeli, Clyde i dërgoinjë letër Henry Ford ku shkruante: “Edhe pse puna që unë bëj nuk është shumë e pastër, duhet t’ju them se Ford v8 është një super makinë.” 

Në Amerikën e atyre viteve ata u njohën si çifti që nuk iu bind ligjit. Ashtu si Robin Hood, por ai nuk vrau kurrë njerëz të pafajshëm siç bën Bonnie dhe Clyde, të cilët kanë vrarë 13 njerëz dhe kanë grabitur disa pika karburantesh dhe dyqane të vogla.

Më 23 maj 1934 policia arritit të ngrinte një kurth ndaj tyre, dhe qëlloi mbi makinën e çiftit me 130 plumba, makina e tyre më pas u përdor si simboli i fitores së ligjit mbi krimin.

Ata u varrosën të ndarë, por trupat e tyre u dogjën bashkë.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur 23 maj 1934 bonnie dhe clyde publikohen fotot e vrasjes se tyre 23 maj 1934 bonnie dhe clyde publikohen fotot e vrasjes se tyre

Sondazh

Poll