Art&Argëtim

“Do të kemi surpriza nga Ameli”, Miriam Cani flet për talentin e madh të së bijës

23 Maj 2019, 09:21 Nga DOSJA
“Do të kemi surpriza nga Ameli”, Miriam Cani flet për

TIRANË– Në një mbrëmje dedikuar Alban Skënderajt, e ftuar ishte dhe bashkëshortja e tij, Miriam Cani. Ndër të tjera ajo foli dhe për marrëdhënien e veçantë që kanë me të bijën. Miriami ka treguar se i kanë të ndara ‘detyrat’. Ajo merret me pjesën e përditshmërisë me Amelinë, ndersa Albani i dedikohet shpirtërisht vajzës.

“Unë jam në pjesën praktike, të përditshme, Albani është në pjesën shpirtërore të Amelisë.”-është shprehur Miriami.

Këngëtarja ka folur dhe për një talent të lindur të vajzës, e cila ka një vesh të jashtëzakonshëm në muzikë. Në fakt me dy prindër aq të talentuar, Ameli nuk mund të dilte ndryshe!

“Ameli ka një vesh të jashtëzakonshëm muzike. Dhe kanë filluar edhe të kompozojë. Albani luan meloditë dhe Ameli vazhdon të kompozojë. Unë pres me padurim të rritet sepse do të kemi shumë surpriza nga Ameli”,-ka vijuar më tej këngëtarja.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alban skenderaj ameli miriam cani talent alban skenderaj ameli miriam cani talent

Sondazh

Poll