Bota

E rëndë në Itali/ Gjenden të vdekur vjehrri dhe nusja, dyshohet për vrasje dhe vetëvrasje

3 Qershor 2021, 07:51 Nga DOSJA
E rëndë në Itali/ Gjenden të vdekur vjehrri dhe nusja,

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një province të Trevisos në Itali ku dy persona, vjehrri dhe nusja janë gjendur të vdekur. Dyshimet e para janë për vrasje dhe vetëvrasje.

Lino Baseotto, 80 vjeç dhe Bruna Mariotto, 50 vjeçe u gjendën të vdekur në shtëpinë e tyre me armë zjarri.

Sipas Ansas, alarmi është ngritur nga fqinjët të cilët kanë dëgjuar britma dhe të shtëna. Në momentin që ka mbërritur policia ka gjetur gruan të vdekur në oborr dhe vjehrrin e saj në një hambar.

Nga mënyra sesi u gjetën trupat e viktimave policia pohoi se bëhet fjalë për vrasje pasi Mariotto u gjet me plum në shpinë në momentin që ishte duke nderë rrobat, ndërsa Baseotto u gjend në hambar me një plumb në kokë.

Nga informacionet e marra nga fqinjë dhe familjarë dyshohet se motivi janë mosmarrëveshjet e herëpashershme midis vjehrrit dhe nuses. Policia ende vazhdon hetimin për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bruna mariotto lino baseotto vrasje e dyfishte ne itali bruna mariotto lino baseotto vrasje e dyfishte ne itali

Sondazh

Poll