Bota

Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës! Në rend dite propozimi për një kandidat për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

3 Qershor 2021, 07:38 Nga DOSJA
Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës! Në rend dite propozimi për

KOSOVË– Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për të vazhduar seancën e javës së kaluar për debatin parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Seanca do të mbahet në orën 15:00.

Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të vijohet me shqyrtimin e propozimit për një kandidat për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe propozim vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.

Pikë e fundit e rendit të ditës së kësaj seance, e cila pritet të zhvillohet të premten prej orës 10:00, do të jetë interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hekuran murati kuvendi i kosoves hekuran murati kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll