Aktualitet

Përlasja e me drejtuesit e ONM-së, Imeraj flet për akuzat e Jacobs: Shkresa anonime, zoti Fevzi, kam kaq shumë punë në Pro

2 Qershor 2021, 20:29 Nga DOSJA
Përlasja e me drejtuesit e ONM-së, Imeraj flet për akuzat e

TIRANË– Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka mohuar të ketë ndjekur, përgjuar në momente intime apo edhe kërcënuar Hans Kijlstra, të larguarin nga ONM-ja për t’i bërë presion në mënyrë që të kalonte me lehtësi procesin e Vettingut. 

E ftuar në “Opinion”, Imeraj u pyet për përplasjen e fortë me anëtarin e ONM-së gjatë seancës së dëgjimore e në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Theo Jacobs, i cili e akuzoi se kishte vënë njerëz të ndiqnin dhe të fotografonin kolegun e tij me shpresën se do të gjenin foto e materiale kompromentuese.

Dy burimet, një shqiptar dhe një të huaj që citoi Jacobs, Imeraj i konsideroi anonime dhe tha se nuk mund të ulet niveli në këtë pikë. Për më tepër, Imeraj tha më tej se ajo është aq shumë e ngarkuar me punë, ka dhë dy fëmijë të vegjële nuk ka kohë për ndjekje e përgjime. 

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: E keni përgjuar atë? Qoftë dhe në momentet intime

Elisabeta Imeraj: Çdo akuzë ka format të shkruar. jam ndjerë pak e ç’orientuar kur e mora vesh këtë gjë. Jam nënë e dy fëmijëve, jam prokurore dhe nuk e kuptoj se nga mund të burojë këtë gjë. 

Blendi Fevziu: Ai ka deklaruar se jeni marrë me ndjekjen dhe përgjimin e tij, madje me jetën private

Elisabeta Imeraj: Zoti Fevziu, unë kam kaq shumë punë, Prokuroria ka kaq shumë punë, jashtë pune kam dhe dy fëmijë të mitur për tu marrë dhe nuk kam…megjithatë…

Blendi Fevziu: Për ta përdorur për shantazh për Vettingun, se për çfarë tjetër do ta përgjonit ju…Ai nuk ka bërë kallëzim?

Elisabeta Imeraj: Jo, absolutisht.  Nëse ne i referohemi një shkrese me një emër anonim, do të ishte e gabuar të merreshim me të. Nëse pretendohet një përgjim i realizuar

Blendi Fevziu: Nëse përgjon një ndërkombëtar, imagjino çfarë bën me të tjerët

Elisabeta Imeraj: Nëse kjo është bërë, është vepër penale. Unë jam e hapur për çdo gjë, jam e drejtpërdrejtë dhe jam gati të hetohem, por jo mbi letra të sajuara.

Çfarë ndodhi në seancë?

Jacobs akuzoi Imerajn se kishte bërë divorc fiktiv me të shoqin,pasi dy ish-bashkëshortët jetonin në të njëtën shtëpi edhe pse në vendim e gjykatës thuhej se bashkëjetesa ishte e pamundur. Probleme ka patur edhe për pasurinë e saj. Në vitin 2004, prokurorja Elisabeta Imeraj nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2017, kursimet familjare kapin vlerën e 22.9 milionë lekëve. Seanca e debatit zgjati 5 orë, por Imeraj u konfirmua dhe kaloi Vettingu-n.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta imeraj hans kijlstra theo jacobs elisabeta imeraj hans kijlstra theo jacobs

Sondazh

Poll