Aktualitet

Dosja ‘e nxehtë’ e Artan Santos! Imeraj: Ka elementë të rinj, nuk do të doja ta zgjasja bisedën për këtë vrasje…

2 Qershor 2021, 20:17 Nga DOSJA
Dosja ‘e nxehtë’ e Artan Santos! Imeraj: Ka elementë

TIRANË– Kryeprokurorja Elisabeta Imeraj nuk ka dhënë detaje konkrete por ka komentuar hapjen e dosjes së vrasjes së Artan Santos. E ftuar në “Opinion”, e pyetur nëse ka të penduar apo dëshmitarë që mund të flasin për këtë krim të rëndë, Imeraj tha se preferonte të mos thoshte më asgjë për arsye hetimore.

Pjesë nga biseda:

Elisabeta Imeraj: Ne duhet të heqim dorë dhe ju si media dhe ne si prokurorë dhe gjykata në vetvete, nga të quajturit apo të veshjes së prokurorisë me përdorimin se nuk i lini të bëjnë punën e tyre. Ne po flasim për çështje të rëndësishme

Blendi Fevziu: E mbetur pa autor

Elisabeta Imeraj: E ndodhur në lagjet më të frekuentuara e më të survejuara. Është një lloj fide për të gjithë prokurorët

Blendi Fevziu: Ka detaje të reja për çështjen Santo

Elisabeta Imeraj: Çdo rifillim ka elementë të rinj

Blendi Fevziu: Ka të penduar që mund të flasin për këtë çështje, dëshmitarë?

Elisabeta Imeraj: Me detaje të reja nuk ju njoh dot, pasi nuk e lejon sekreti hetimor. Nuk do të doja ta zgjasja më shumë bisedën për këtë vrasje, kompetencat i janë kaluar SPAK.

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan santo dosja e artan santos elisabeta imeraj vrasja e artan santos artan santo dosja e artan santos elisabeta imeraj vrasja e artan santos

Sondazh

Poll