Editorial

U dënua për falsifikim, ndërkombëtarët nuk harrojnë/ ONM i kërkon KPA-së hetim disiplinor për Luan Dacin

2 Qershor 2021, 11:20 Nga DOSJA
U dënua për falsifikim, ndërkombëtarët nuk

TIRANË– Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit hetim disiplinor ndaj kolegut të kolegut të tyre, gjyqtarit Luan Daci. Dje, anëtarët e KLGJ-s hodhën shortin për caktimin e gjyqtarit hetues dhe më pas Komisionin që do të shqyrtojë çështjen.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në regjistrin e Juridiksionit Disiplinor është regjistruar çështja (JD) nr.5/2021, datë 31.05.2021, me kërkues Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe me objekt: “Procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci”.

Më datë 01.06.2021, u hodh shorti për caktimin e gjyqtarit hetues dhe më pas, për caktimin e Komisionit Disiplinor dhe kryesuesin e komisionit që do të shqyrtojë çështjen (JD) nr. 5/2021, datë 31.05.2021.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari hetues i kësaj çështjeje u caktua gjyqtar Ardian Hajdari, ndërsa Komisioni Disiplinor do të ketë përbërjen siç vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Anëtare: Albana Shtylla

Anëtare: Ina Rama

Daci u dënua me 6 muaj heqje lirie nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pak muaj më parë, Komisioni i Posaçëm i Apelimit pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci, pasi ky i fundit u mor i pandehur për falsifikim dokumentash. Gjithçka nisi pasi ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e akuzoi për mashtrim të institucioneve shqiptare dhe u provuan edhe nga SPAK, që doli në konkluzionin se Daci nuk u largua nga sistemi, po u shkarkua për paaftësi në punë në vitin 1997. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Daci ka paraqitur të dhëna të rreme, kur ka aplikuar për të qenë pjesë e trupës së KLP në vitin 2017.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial kolegji i posaçem i apelimit luan daci kolegji i posaçem i apelimit luan daci

Sondazh

Poll

Editorial 2 Qershor 2021, 10:43

Përralla e udhëheqësit të domosdoshëm në PD

Në garën për kryetarin e PD-së Basha, edhe mbështetësit e tij po artikulojnë idenë se ai është një lider i domosdoshëm për PD-në, i vetmi që mund ta bashkojë dh...

Editorial 1 Qershor 2021, 18:28

Sfilata e Drejtësisë

Drejtësia, madje edhe e vjetra e paventiguar ende, po “sfilon” para shoqërisë me arritjet, dështimet, lidhjet me botën e krimit, e së fundi edhe me elegancën e ...

Editorial 31 Maj 2021, 18:23

Pastrim me themel

Për ne gratë, pastrimi i shtëpisë është një shprehje e njohur dhe shumë familjare të cilën e përdorim shpesh dhe që në fakt edhe pse na sjell lodhje na jep një ...

Editorial 30 Maj 2021, 10:38

Më të keqen e lamë pas, por me çfarë kosto!

Pas një periudhe të vështirë, që zgjati më shumë se 14 muaj, pranvera është kthyer sërish. Të dhënat e para flasin për rigjallërim të ndjeshëm të ekonomisë në v...

Editorial 25 Maj 2021, 12:54

Sfida e pamundur e kandidatëve të PD

Pavarësisht se Basha nuk e dha dorëheqjen për të hapur një garë të barabartë, duket se Partia Demokratike do të ketë një garë. Tre sfidantët e Bashës, megjithës...