Editorial

Sfilata e Drejtësisë

1 Qershor 2021, 18:28 Nga DOSJA
Sfilata e Drejtësisë

Drejtësia, madje edhe e vjetra e paventiguar ende, po “sfilon” para shoqërisë me arritjet, dështimet, lidhjet me botën e krimit, e së fundi edhe me elegancën e modës. Në krye të kësaj “sfilate” qëndron SPAK-u, që si trofe të arritjeve me ndihmën e “ndërkombëtarëve”, po evidenton dënimin e ish kryeprokurprit LLAlla dhe rihapjen e çeshtjes ndaj ish ministrit Fatmir Mediu. Jo keq si organ dy vjeçar. Vetëm se deri tani të gjitha “arritjet” i ka me ish-at. Çuditërisht asnjë me pushtetmbajtësit. Madje as guxim për të hetuar servrat e E albanias! Asnjë e re nga fronti PPP – ve, apo krimet zgjedhore. Me gjithë entuziazmin ambasadorial, “sfilata” e SPAK, duket shumë “demodé” në sytë e shoqërisë. Eshtë një sfilatë me rroba të arnuara, që nuk ka ndonjë ndryshim cilësor nga e vjetra.

Ndryshimi shqetësues është (të paktën deri tani), se duket  si një zgjatim i pushteteve të shumta të maxhorancës qeverisëse. Ndërsa në “sfilatën” e drejtësisë së vjetër, parakalojnë me sforco të gjitha problemet e mbartura prej vitesh. Lirim kriminelësh të rrezikshëm, që papritur janë sjellë mirë në burg dhe e kanë hallall lirinë sepse janë reabilituar; prona që nuk u njihen pronarëve të ligjshem, por pronarëve të “rinj”. Kaq problematik është ky problem sa në ndonjë hipotekë si ajo e Vlorës, të gjithë drejtorët dorëhiqen. Ndërsa në hipotekat e tjera të Jugut si ajo  Sarandës e Gjirokastrës, nuk mbaron dot punë pa ofruar “zarfin”.

“Kuptohet” zarf me dokumenta. Por, nëse në sfilatën para shoqërisë, shkëlqejnë të veshur më kostume formato, në “sfilatën” para vetigut, mundohen të vishen thjeshtë, madje me arna. Prona të blera badjava, për dy groshë, që pas pak shiten dhjetfish. Dikush papritur divorcohet duke ndarë të njëjtën shtëpi, ndërsa pronat të gjitha janë të bashkëshortit?! Të tjerë figurojnë debitor në bankat shqiptare, por miljonerë në bankat e Zvicrës! E gjithë kjo sfilatë e degjeneruar gjyqtarësh e prokurorësh që krijon alergji në pjesën dërmuese të shoqërisë, në finale na shfaqet edhe si pasarelë mode nga një Kryetare Gjykate. Të ishte thjesht ky demostrim adoleshent sfilues, nuk do ishte ndonjë problem shumë shqetësues. Shohim shpesh Kryeministrin e Kryetarin e Bashkisë kryeqytetas që “sfilojnë” edhe në evente serioze.

Sfilata e Pallatit të Drejtësisë, më tepër i ngjan një sfilate karnavalesh ku shoqëria e mësuar me shëmtimin e saj, i drejtohet vetgjyqësisë ose “biletës së shtrenjtë” që duhet të paguajë për shfaqen e tyre!

Ligji dhe rendi ekzistojnë me qëllim që të vendosin drejtësi dhe kur ata nuk ia arrijnë këtij qëllimi atëherë bëhen diga të rrezikshme që bllokojnë rrjedhën e progresit shoqëror. – Martin Luterking

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial ilir gjini ilir gjini

Sondazh

Poll

Editorial 31 Maj 2021, 18:23

Pastrim me themel

Për ne gratë, pastrimi i shtëpisë është një shprehje e njohur dhe shumë familjare të cilën e përdorim shpesh dhe që në fakt edhe pse na sjell lodhje na jep një ...

Editorial 30 Maj 2021, 10:38

Më të keqen e lamë pas, por me çfarë kosto!

Pas një periudhe të vështirë, që zgjati më shumë se 14 muaj, pranvera është kthyer sërish. Të dhënat e para flasin për rigjallërim të ndjeshëm të ekonomisë në v...

Editorial 25 Maj 2021, 12:54

Sfida e pamundur e kandidatëve të PD

Pavarësisht se Basha nuk e dha dorëheqjen për të hapur një garë të barabartë, duket se Partia Demokratike do të ketë një garë. Tre sfidantët e Bashës, megjithës...

Editorial 19 Maj 2021, 14:09

Bomba e SHBA mbi Berishën, si fundi i tranzicionit

Një zhurmë e fortë, si shpërthim u dëgjua sot në Tiranë dhe jo vetëm. Interesit të madh të publikut dhe mediave, nuk mundi t’u përgjigjej dot as policia. Disa j...

Editorial 17 Maj 2021, 18:30

Zgjedhjet e Bashës si alibi për vjedhjen e Ramës

Të gjithë idhtarët e teorive konspirative që besojnë se Lulzim Basha është një vegël e Ramës, prej sot e kanë edhe një argument më shumë. Mënyra si u soll me an...