Bota

Vjosa Osmani konsultohet me partitë politike për datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, Hoxhaj: Kërkuam të mbahen më 31 te

2 Qershor 2021, 06:51 Nga DOSJA
Vjosa Osmani konsultohet me partitë politike për datën e

KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar ditën e sotme takime në Presidencë me partitë politike për të përcaktuar datën e zgjedhjeve lokale.

Osmani gjatë ditës sotme ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u.d. kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, përfaqësuesin AAK-së, Besnik Tahiri, kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq si dhe me partitë e komuniteteve joshumicë: Vakat, RI, PAI, KDTP, IRDK, SDU, NDS, JGP dhe LPRK, me të cilët ka diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Nga të gjitha partitë që ka takuar Osmani, vetëm PDK-ja ka dhënë një datë fikse për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, e cila është 31 tetori, ndërkohë që partitë e tjera kanë deklaruar se mjafton që data e zgjedhjeve të mbahet pas 22 tetorit, datë e cila shënon, fundin e detyrës së kryetarëve të komunave aktual. Ndërsa vetë Osmani, ka deklaruar se data e saktë e zgjedhjeve do të vendoset në ditët në vijim, ndërkohë që paralamëroi partitë politike se në zgjedhje do t’i kërkojë BE-së të sjellin një komision vëzhgues.        

Edhe më herët ishte paralajmëruar që zgjedhjet komunale mund mbahen në muajin tetor. Zgjedhjet nuk mund të mbahen më herët se 60 ditë para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të mandatit.

Sipas Ligjit për zgjedhjet lokale, sipas kompetencave të Presidentit të Kosovës të përcaktuara me Kushtetutë, vendimi për të caktuar datën e zgjedhjeve bëhet jo më vonë se katër muaj dhe jo më herët se gjashtë muaj, para datës së zgjedhjeve.

(I.A;d.a;kle.mu/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bekim kupina. vjosa osmani zgjedhjet lokale ne kosove bekim kupina. vjosa osmani zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll