Aktualitet

Në sytë të të miturve, si u plagos ”i forti” i Vlorës, Edison Begaj. Zbriti nga makina, ‘qitësi’ i veshur si polic

2 Qershor 2021, 07:32 Nga DOSJA
Në sytë të të miturve, si u plagos ”i forti” i

VLORË– Video nga momenti i ekzekutimit të Edison Begajt është bërë publike nga Dosja.al. Në video shihet se Begaj ka parkuar makinën pranë derës së banesës së tij. Ai ndodhet së bashku me dy fëmijët e tij të mitur.


Në nje moment, viktima del nga makina dhe ikën nga drejtimi i banesës. Më pas ai rikthehet, duke u përballur me një person që shihet i veshur me rroba policie. Ata të dy përballen me njëri-tjetrin, e më pas ‘polici’ e qëllon Begajn me armë e largohet.

Policia e Vlorës nuk ka asnjë të ndaluar për atentatin, ndërkohë që Begaj ka dalë jashtë rrezikut për jetën, pasi plagët i ka marrë në pjesën e poshtme të trupit.

Edison Begaj është një emër i skeduar nga policia e Vlorës edhe më herët, si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Kjo sipas policisë ngre edhe pista e hetimit për ngjarjen e mbrëmjes së kaluar, prishje pazaresh apo konflikt i mbartur.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edison begaj video kur vritet edison begaj edison begaj video kur vritet edison begaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Qershor 2021, 06:08

TIRANË– KLGJ do të vendos sot për fatin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, në një kohë kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërku...