Bota

1 Qershor 2021, 17:34 Nga DOSJA

KOSOVË– Një grup maturantësh,me origjinë nga Serbia kanë sulmuar efektivët e Policisë së Kosovës. Mësohet se incidenti është regjistruar pasditen e sotme në Urën e Ibrit në Mitrovicë.

Gazeta Ekspress shkruan se maturantët, rreth 30 apo 40 persona, janë grumbulluar tek Ura e Ibrit për të festuar, por kur efektivët kanë shkuar t’i shpërndajnë, ata i kanë sulmuar me fishekzjarre dhe lëndë plasëse. 

Fatmirësisht askush nuk është lënduar nga fishekzjarret dhe maturantët janë shpërndarë. Mediat e Kosovës kanë shpërndarë dhe pamje ku shihet festa e maturantëve serbë që ka mbushur me tym e shkëndija Mitrovicën. Pritet që të merren për të rinjtë.

“Rreth orës 17:00, diku rreth 30-40 persona, nxënës të shkollës së mesme, maturantë, pa paralajmërim janë paraqitur në afërsi të urës për të shprehur mënyrën e tyre festive të maturës. Policia ka reaguar me njësitë e saja dhe me pas ka shpërndarë të njëjtit,”- shkruhet në njoftimin e policisë. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora maturante serbe sulmojne policine ne mitrovice mitrovice sulmohet policia e kosoves maturante serbe sulmojne policine ne mitrovice mitrovice sulmohet policia e kosoves

Sondazh

Poll