Sport

Trajneri i ri i Realit? Perez “projekton” rikthimin e bujshëm

1 Qershor 2021, 05:20 Nga DOSJA
Trajneri i ri i Realit? Perez “projekton” rikthimin e bujshëm

SPANJE – Presidenti i Real Madridit nuk dëshiron të nxitohet për të zëvendësuar vendin e lënë bosh nga Zinedine Zidan. Raul dhe Mauricio Pochettino mbeten në garë për stolin, teksa janë ulur shanset e Antonio Contes.

Por mediat iberike kanë nisur të raportojnë se kreu “los blancos” po mendon të rikthejë në pankinë Carlo Ancelottin, të cilin thuhet edhe se presidenti Florentino Perez e ka kontaktuar trajnerin italian të Evertonit.

Ancelotti nuk është i panjohur për madrilenët. Ai e ka drejtuar Realin, në periudhën korrik 2013-gusht 2015, teksa 61-vjeçari italian ka fituar edhe Champions League në vitin 2014, që ishte hera e dhjetë në historinë e klubit të që famshëm spanjoll.

Edhe pse ende hipotezë, tifozët “los blancos” kanë nisur ta besojnë këtë dhe figura e Ancelottit u duket e plotë për pankinën e Real Madridit. Nëse ai bie dakort me propozimin e presidentit Perez, prishja e kontratës me Evertonin, është gjëja e fundit dhe më e lehta për t’u arritur.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport antonio contes carlo ancelottin evertoni mauricio pochettino presidenti florentino perez real madridi zinedine zidan antonio contes carlo ancelottin evertoni mauricio pochettino presidenti florentino perez real madridi zinedine zidan

Sondazh

Poll