Politike

Asambleja e Partisë Socialiste/ Zbardhet AXHENDA, mblidhen online nesër në orën 17:00, diskutohet analiza e zgjedhjeve

1 Qershor 2021, 08:37 Nga DOSJA

TIRANË– Axhenda e Asamblesë së Partisë Socialiste është bërë e ditur për mediat. Në mesin e pikave që do të diskutohet është dhe ajo e analizës së rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit. Mbledhja do të nisë ditën e nesërme në orën 17:00, online.

Axhenda e mbledhjes së asamblesë përfshin caktimin e datës së kongresit, ndërsa do të miratojë disa vendime që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm të Partisë Socialiste.

Në mbledhje pritet të bëhet miratimi i disa projekt-vendimeve dhe i kalendarit politiko-organizativ.

Kongresi do të jetë definitiv për fatin e drejtuesve të qarqeve në vend, të cilët do të kalojnë “në filtër”, por gjithmonë në bazë të performancës në zgjedhjet e 25 Prillit. Pas drejtuesve politike, do të analizohet edhe puna e të gjithë kryetarëve socialistë në çdo njësi vendore të Shqipërisë.

Ndërsa në shtator pritet që kryeministri Edi Rama të zgjedhë një formacion të ri qeveritar, ku sërish si provë do të merret rezultati i arritur në zgjedhjet e 25 Prillit, ku PS arriti që të sigurojë 74 mandate deputetësh, duke fituar shumicën.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambeja e ps axhenda e ps asambeja e ps axhenda e ps

Sondazh

Poll