Aktualitet

Soreca: Në Shqipëri do të vijnë vaksina çdo javë deri në muajin gusht 

31 Maj 2021, 20:13 Nga DOSJA
Soreca: Në Shqipëri do të vijnë vaksina çdo javë

TIRANË- Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka shpërndarë një postim të delegacionit të BE në vendin tonë, ku shkruhet se do BE do të sjellë vaksina në Shqipëri çdo javë deri në fund të muajit gusht. Në postim gjithashtu shkruhet se, në maj janë dorëzuar 20 mijë vaksina, ndërkohë që synimi i BE-së është që të sjellë 145 mijë vaksina në total në Shqipëri.  

“Pjesa e pestë e vaksinave BioNTech / Pfizer e financuar nga BE sapo mbërriti! Një total prej rreth 20,000 Pfizer janë dorëzuar tashmë në maj duke ndihmuar në luftën kundër COVID-19. Vaksinat e financuara nga Bashkimi Evropian do të vijnë çdo javë deri në fund të Gushtit për të arritur 145 mijë vaksina”, shkruhet në postim.

Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit, në vendin tonë janë vaksinuar 776,461 persona. Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur në total më shumë se 858 mijë doza të vaksinës kundër COVID.

(I.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet luigi soreca nis vaksinimi masiv ne shqiperi luigi soreca nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Maj 2021, 19:03

TIRANË– Pronat e blera me vlerë më të ulët se tregu, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk i ka quajtur favore për postin që ka mbajtur. I ftzar në “...