Art&Argëtim

Miriam Cani ia kërkon publikisht Albanit: Si thua e zgjerojmë edhe pak familjen?

31 Maj 2021, 14:54 Nga DOSJA
Miriam Cani ia kërkon publikisht Albanit: Si thua e zgjerojmë edhe pak

TIRANË -Deklarata e fundit e këngëtares i ka bërë lëmsh të gjithë. Miriami festoi dje 36-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast publikoi një foto familjare për të uruar veten, duke treguar se ndihet shumë e plotësuar.

Por, krahas fotos shtoi: “Dhe kur të reflektoj në ditë si kjo e sotmja, mund të them që asnjë sukses tjetër nuk i afrohet dashurisë dhe plotësimit që më dhuroni ju. Alban Skënderaj, si thua, e zgjerojmë edhe pak familjen?”.

Miriam ka munguar prej dy vitesh në tregun muzikor, për shkak se iu përkushtua biznesit familjar.Megjithatë, Albani tregoi gjatë një interviste të dhënë pak kohë më parë se ai do të punojë personalisht me projektet e saj që do ta rikthejnë në tregun muzikor.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz alban skenderaj miriam cani alban skenderaj miriam cani

Sondazh

Poll