Art&Argëtim

Megan Fox na lë me gojë hapur, ngjitet në skenë gjatë performancës së Machine Gun Kelly

31 Maj 2021, 14:06 Nga DOSJA
Megan Fox na lë me gojë hapur, ngjitet në skenë gjatë

SHBA– Aktorja Megan Fox i gëzoi fansat kur bëri daljen e befasishme në skenë së bashku me të dashurin e saj Machine Gun Kelly.  Aktorja, 35, u prit me brohoritje nga publiku ndërsa Kelly, 31, e solli atë në mbrëmjen e Barstool Sports në Grand Park në Ëestfield, Indiana të premten.

Në klipin e shpërndarë në rrjet reperi shihej duke tymosur një cigare, ndërsa performonte këngën “I think I’m okay”. Një burim për E! News është shprehur se Megan kishte qënë muza e tij, teksa ai punonte për këtë projekt unik.

Burimi gjithashtu raporton se çifti u pa më vonë duke u përqafuar në prapaskenë pas shfaqjes së Kelly. Megan dukej në një formë shumë të mirë fizike në paraqitjen e saj në skenë, me një dekolte te zbuluar nga një bluze e shkurtër të zezë dhe xhinse. Ylli i ‘Transformers’ i shtoi lartësinë kornizës së saj me taka të zeza.

Marrëdhënia e tyre filloi gjatë filmimit të thrillerit të Randall Emmett ‘Midnight In The Switchgrass’ me Bruce Ëillis, Emile Hirsch dhe Lukas Haas në Porto Riko. Gjatë një interviste në podcastin e Lala Kent,  Megan tha se ‘e dinte menjëherë se ai ishte si unë një shpirt binjak. Kështu që ne jemi në të vërtetë dy gjysma të të njëjtit shpirt, mendoj.”

Kelly zbuloi se ai mban një shishe të vogël me gjakun e saj në një gjerdan, në mënyrë që të mos i mungonte në asnjë moment.Dyshja duket shumë e dashuruar me njëri tjetrin dhe janë duke e shijuar romancën e tyre.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz machine gun kelly megan fox machine gun kelly megan fox

Sondazh

Poll