Art&Argëtim

Big Mama mes lotëve kujton babain e ndjerë: Ka qenë mbështetja ime më e fortë

31 Maj 2021, 09:50 Nga DOSJA
Big Mama mes lotëve kujton babain e ndjerë: Ka qenë

KOSOVË– Këngëtarja Besiana Kasami e njohur si Big Mama ka folur në “Ky emër nuk ka nevojë prezantim”, për humbjen e të atit dhe marrëdhënies speciale që ka patur me të.E përlotur, Big Mama kujtoi fjalët e fundit të babait të saj, teksa tregoi se do t’i dedikojë këngë në duet me Sabri Fejzullahun.

Ka qenë mbështetja ime më e fortë dhe pse më ka thënë jo jo por ka dashur të jetë perfekte. Por të mos ishte babai nuk do të kisha sukses,” u shpreh mes lotëve këngëtarja.

“Momenti i fundit më ka thënë që krenohet, ka qenë momenti para se të jepte shpirt. Nisi të qante, sikur e parandjente se do të ndërronte jetë. Më tha që krenohet me mua për çdo gjë që kam arritur.”, shtoi më tej Big Mama.

Babai i saj, Adi Kasami ndërroi jetë për shkak të një sëmundje të rëndë në 10.11.2019, e prej asaj dite këngëtarja nuk rresht së e përmenduri mungesën që ai ka lënë pas.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz adi kasami big mama adi kasami big mama

Sondazh

Poll