Ç’po ndodh mes vajzave? Albana Bejko ‘injoron’ Alesia Bamin: Aksesor për marketing! Moderatorja ia kthen me stil: Dësht
30 Maj 2021, 21:02Nga DOSJA
TIRANË– Gazetarja e sportit Albana Bejko e ka konsideruar Alesia Bamin një aksesor për marketing dhe thjesht një vajzë të bukur. E ftuar në #EXPULS, Bejko u pyet për gazetaret e sportit dhe Bamin që moderon krah Edi Manushit, e ‘injoroi’ totalisht duke e quajtur vetëm një aksesor. Ronaldo Sharka i tha Bejkos të zgjidhte mes Vilma Mashës dhe Alesia Bamit.
“Profesionalisht, unë do të zgjedh Vilmën, jo vetëm profesionalisht por edhe si fizik ka imazhin e një vajze elegante. Nuk e di në çfarë aspekti e sulmojnë Alesian. Unë mund të jap mendimin tim aspak personal, por mund të gjykoj sa i përket fushës së sportit. Alesia është shumë e bukur, por në fushën e sportit nuk bën pjesë në gazetaret e sportit. Ajo çfarë synojmë ne të sjellim si frymë në Shqipëri është gazetare sporti dhe jo aksesor në fushën e sportit,”- tha Bejko.
Por pa kaluar pak orë nga transmetimi i emisionit, Alesia Bami, replikoi ‘me stil’. Në një postim në Instastory, Bami shkruan se dështakët janë gjithmonë të gatshëm për të gjykuar, ndërsa njerëzit e sukseshëm kërkojnë mundësi për të ndihmuar të tjerët.
“Njerëzit e suksesshëm janë gjithmonë në kërkim te mundësive për të ndihmuar të tjerët, ndërsa dështakët janë gjithmonë të gatshëm për të të gjykuar”- shkruan Alesia Bami.
Statusi i Alesia Bamit:
Të jetë kjo një përgjigje për fjalët e Bejkos? Le të themi që nuk duken aq të rastësishme
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Producenti Flori Mumajesi ka pranuar hapur se grupi “Threedots” është ‘përçarë’ dhe se vetë ai është zënë me një prej kolegëve, Brunon. I ft...
TIRANË– Ermal Meta, këngëtari me orgigjinë shqiptare që ka korrur një sukses të madh në Itali, do të vijë në Shqipëri për të realizuar një tur. Në nj...
TIRANË– Këngëtari Flori Mumajesi e ka shënuar vitin 2021, si një vit që nuk duhet të kthehet më, pasi vetëm tre muaj më parë përcolli nënën e tij për...
TIRANË– Moderatori Ardit Gjebrea është shprehur i zhgënjyer në lidhje me prurjet në festivalin “Kënga Magjike”. I pranishëm në “E diela shqiptare”, në rubr...
TIRANË– Ditën e sotme në “Post Kënga Magjike” tek E Diela Shqiptare ishin të ftuar të gjithë finalistët e kompeticionit. Fituesi i festivalit Alban R...
I njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, këngëtari me origjinë shqiptare Gjon Muharremi përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, ku arriti të marrë vendin e tretë. Krye...