Bota

Rusia mbështet aleaten e saj të fortë, ndalon hyrjen e linjave ajrore evropiane që shmangin Bjellorusinë

28 Maj 2021, 12:52 Nga DOSJA
Rusia mbështet aleaten e saj të fortë, ndalon hyrjen e linjave

RUSI-Rusia i ka ndaluar hyrjen dy linjave ajrore evropiane, pasi ato kanë planifikuar të shkojnë drejt Moskës për të shmangur fluturimet në Bjellorusi.

NY Times shkruan se disa kompani ajrore të Evropës po shmangin hapësirën ajrore të Bjellorusisë si shenjë proteste, nga momenti kur ky shtet e kishte detyruar aeroplanin Ryanair të devijonte fluturimin të dielën, pasi kishte për të shkuar nga Greqia në Lituani dhe u detyrua të ateronte në Minsk.

‘Air France’ dhe ‘Austrian Airlines’ janë kompanitë e refuzuar nga Rusia e cila është një aleate e fortë e Bjellorusisë dhe ka qëndruar e palëkundur në mbështetjen e saj ndaj ish-kombit sovjetik dhe qeverisë së saj”, shkruan kjo media.

Kjo është lëvizja e parë nga Kremlini për konfliktin diplomatik midis Bjellorusisë dhe vendeve perëndimore. Rusia ende nuk ka dhënë deklaratë se a do të refuzohen të gjitha fluturimet e vendeve perëndimore.

Në anën tjetër, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë ndaluar linjat ajrore Bjelloruse të fluturojnë mbi territoret e tyre dhe kanë thënë që do të vijnë më shumë sanksione, përfshirë kundër presidentit të Bjellorusisë prej 27 vjetësh, Alexander Lukashenko dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bjellorusi kremlin rusi bjellorusi kremlin rusi

Sondazh

Poll