Bota

Avokati i Gucatit: Zyra e Prokurorisë po bëhet gjithmonë e më e pavërtetë, janë duke gënjyer

28 Maj 2021, 12:41 Nga DOSJA
Avokati i Gucatit: Zyra e Prokurorisë po bëhet gjithmonë e

HAGË- Avokati i Gucatit, Jonathan Elystan Rees gjatë seancës ka thënë pozicioni i Zyrës së Prokurorit sa vjen dhe po bëhet më i pavërtet. Ai është shprehur se të gjithë prokurorët po thonë gënjeshtra në gjykatë, si dhe e akuzoi Zyrën e Prokurorit për ndryshim të afateve për dorëzimin e dosjes paraprake të nxjerrjes së materialeve.

“Pozicioni i ZPS-së po bëhet gjithmonë e më i pavërtetë. Këtu po na thonë gënjeshtra. Në seancën e parë, për ecurinë e çështjes u caktuar një afat 19 shkurti 2021 për nxjerrjen e materialeve dhe në atë konferencë ata thanë se nuk kanë shumë materiale për të nxjerrë. Në konferencën e dytë më 24 shkurt thanë se Prokuroria i kishte përmbushur të gjitha obligimet e saj. Në atë faze ishin nxjerr rreth 3 mijë faqe material. Mbrojtja kërkoi në atë faze e megjithëse ishin vetëm 3 mija faqe, aty ishin materiale të transkriptuar me shumë orë dhe me video. Ne parashikuam si mbrojtje që do të kishin detyrimin që të bënim hetimet tona lidhur me to. Kërkuam që me 2 korrik 20210 të ishte afati për dorëzimin e dosjes paraprake të cilën ne ende mendojmë se do ta dorëzojmë. Pas konferencës së dytë ju nxorët nja kalendar përmbledhës që solli përpara afatin për sjelljen e dosjes paraprake me 24 qershor pra dy javë më herët se sa ishte e përcaktuar. Në konferencën e tretë për ecurinë e çështjes, prokuroria përmendi dy kërkesa që ende nuk kishin marrë përgjigje e qu u ishin bërë palëve të tjera. Nuk kishte detaje se kush është pala e tretë, si janë nxjerr materialet, sa ka material e të tjera”, tha ai.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk e ka kuptuar pse ZPS-ja ka deklaruar se që materialet janë dorëzuar në 10 shkurti, pasi materiale në lidhje me çështjen gjithashtu janë dorëzuar edhe më pas.

“Pjesa më e madhe e materialeve të dorëzuara nga ZPS-ja ishin përfunduar me 19 shkurt. Nuk e kuptoj se çfarë kuptimi i japin ata kësaj fjale, sepse nuk besoj që është në kuptimin matematik. Çfarëdo që kishte mbetur pa u dorëzuar nga këto materiale nuk do të ishte shumë voluminoze dhe ata e përfaqësuan këtë përshtypje dhe thanë se çfarëdo materiale që do të vinte do të mund të dorëzohej me 9 prill. Në konferencën e kaluar, të katërtën pra për ecurinë e çështjes u bënë disa nxjerrje të tjera materialesh”, ka thënë ai

LAJMI KRYESOR: Nis konferenca e pestë ndaj krerëve të UÇK-së, dalin para Gjykatës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hysni gucati jonathan elystan rees kosova ne hage hysni gucati jonathan elystan rees kosova ne hage

Sondazh

Poll