Bota

Gjermania njeh gjenocidin në popujt Afrikanë, premton shpërblim prej 1.1 miliardë euro

28 Maj 2021, 12:25 Nga DOSJA
Gjermania njeh gjenocidin në popujt Afrikanë, premton shpërblim

GJERMANI- Gjermania ka pranuar zyrtarisht se ushtria e saj ka kryer ‘gjenocid’ kundër popujve Afrikanë që jetonin në atë vend që tani quhet Namibia. Rt shkruan se pas njohjes së gjenocidit ajo ka njoftuar se do të krijojë një fond për të shlyer krimet e saj të epokës koloniale.

Ministri i Jashtëm, Heiko Maas tha në një deklaratë të Premten se Gjermania njohu “mizoritë” e kryera nga trupat e saj koloniale kundër popullit Herero dhe Nama midis 1904 dhe 1908, duke shtuar se Berlini donte të “gjente një rrugë të përbashkët për pajtimin e vërtetë në kujtim të viktimave. ”

Maas gjithashtu njoftoi se si një “gjest i njohjes së vuajtjeve”, qeveria gjermane do të krijonte një fond në total prej 1,1 miliardë eurosh, i cili do të ndihmojë infrastrukturën, kujdesin shëndetësor dhe programet e trajnimit për komunitetet e prekura.

Fiset Herero dhe Nama u zhdukën gjatë një rebelimi kundër forcave koloniale gjermane. Besohet se 65,000 nga 80,000 Herero që jetonin në koloninë e Gjermanisë u zhdukën midis viteve 1904 dhe 1908, ndërsa 10,000 nga rreth 20,000 njerëz të fisit Nama vdiqën gjatë së njëjtës periudhë. Shumë të mbijetuar të rebelimit u kapën më vonë dhe u vendosën në kampe përqendrimi, ku ata u përdorën si skllevër. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjermania njeh gjenocidin e kryer ne afrike heiko maas gjermania njeh gjenocidin e kryer ne afrike heiko maas

Sondazh

Poll