Bota

Si asnjëherë më parë, në testamentin e Princ Philip përfshihen tre punonjësit e tij

28 Maj 2021, 10:16 Nga DOSJA
Si asnjëherë më parë, në testamentin e Princ Philip

BRITANI– Pasuria që Princi Philip ka lënë pas vlerësohet të jetë 42 milion dollarë dhe sipas burimeve, nuk do të shpërndahet vetëm për anëtarët e familjes mbretërore.Duka i Edinburgut i cili ndërroi jetë në prill në moshën 99 vjeç ka përfshirë tre punonjës të tij në testamentin e tij midis trashëgimtarëve të familjes.

Sipas një burimi nga familja mbretëror, pjesa më e madhe e pasurisë së tij do ti kalojë Mbretëreshës Elizabeth. Sidoqoftë, Princi Philip nuk ka lënë pa treguar mirënjohjen e tij dhe për njerëzit përreth tij që e ndihmuan.

“Ndryshe nga mbretërit e tjerë, Princi Philip do të jetë bujar me tre burrat që u kujdesën për të ,” tha burimi, duke shtuar se akti nuk ishte aq konvencional.

Njerëzit e zgjedhur nga Duka i Edinburgut përfshijnë sekretarin e tij, Archie Miller, ndihmësin e tij, Ëilliam Henderson dhe Stephen Nidoyandlo. Përveç kësaj, ndërsa të gjithë besuan se Princi Harry  nuk do të ketë asnjë pjesë të pasurisë së gjyshit të tij, pasi u largua nga familja mbretërore, ai tregoi se nuk i mban inat dhe përfshiu dhe nipin në testamentin e tij.

”Filipi nuk ishte lloji i personit që do të ndëshkonte një nip për sjellje të keqe. Ai ishte një njeri shumë i drejtë dhe i mirë. Kurrë nuk mbajti inat“, tha i njëjti burim.

Duka i Edinburgut përfshiu në testamentin e tij lirinë për të “marrë gjithçka që ata duan” nga koleksioni i tij i librave, Princ Charles, Princeshë Anne, Princin Edëard dhe Princ Andreë. Sigurisht, nuk u dhanë detaje të tjera, pasi ato janë konfidenciale dhe një zëdhënës i Buckingham , të cilit iu kërkua të konfirmonte përmbajtjen e testamentit, e mohoi kategorikisht, duke thënë:

 “Kjo është një çështje personale për familjen dhe gjëra të tilla janë private “.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota princ philip princ philip

Sondazh

Poll

Bota 28 Maj 2021, 10:02

Turqi: Skandali me mafian cënon Erdoganin

Mafiozi më i njohur turk, Sedat Peker ka publikuar video me të dhëna për lidhjen e qeverisë me mafian. Presidentit Erdogan dhe ministrit të Brendshëm, Soylu tan...

Bota 28 Maj 2021, 09:34

JAPONI- Japonia ka miratuar vaksinimin e fëmijëve me vaksinën e Pfizer. The Guardian shkruan se miratimi i vaksinës është bërë nga Ministria e japoneze e Shënde...