Bota

Greqia paraqet platformën për ‘Green Pass’, Mitsotakis: Korsi e shpejtë për të udhëtuar brenda Bashkimit Evrop

28 Maj 2021, 10:24 Nga DOSJA
Greqia paraqet platformën për ‘Green Pass’, Mitsotakis:

GREQI-Greqia prezantoi sot platformën e saj për certifikatën dixhitale Evropiane Covid, duke u bërë kështu një nga vendet e para të BE-së që nis zbatimin e saj. Kjo u njoftua nga nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritis Schinas.

Platforma greke e certifikatës digjitale është një nga të parat që është gati të fillojë”, tha ai në praninë e Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel.

Sipas mediave greke, skema përbëhet nga një certifikatë që konfirmon se udhëtarët janë “Covid-free” duke faktuar prova të vaksinimit të duhur kundër koronavirusit, janë rikuperuar kohët e fundit nga infeksioni. Dhe më pas iu është dhënë një faturë e pastër shëndetësore, ose që kanë rezultuar kohët e fundit negativë për virusin.

Nga ana e tij, Kryeministri e përshkroi çertifikatën si një mjet kompleks që kombinon shumë informacione për t’u bërë përfundimisht një “korsi e shpejtë për të udhëtuar brenda Bashkimit Evropian”.

“Diçka që është veçanërisht e rëndësishme për vendin tonë, në mes të sezonit turistik. Si Greqi ne jemi gati të aktivizojmë certifikatën dixhitale më herët se 1 korriku dhe inkurajojmë vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë për të shmangur kompleksitetin e negociatave dypalëshe”, shtoi Kyriakos Mitsotakis, duke theksuar se koronavirusi veproi si përshpejtuesi i madh për transformimin dixhital të shtetit.

Athina ishte një nga kryeqytetet e para të Bashkimit Evropian, së bashku me Madridin, që ka mbështetur idenë e një certifikate vaksinimi për të lejuar rifillimin e udhëtimeve dhe turizmit.

(E.k.dosja/al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni green pass greqi kyriakos mitsotakis green pass greqi kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll

Bota 28 Maj 2021, 10:02

Turqi: Skandali me mafian cënon Erdoganin

Mafiozi më i njohur turk, Sedat Peker ka publikuar video me të dhëna për lidhjen e qeverisë me mafian. Presidentit Erdogan dhe ministrit të Brendshëm, Soylu tan...

Bota 28 Maj 2021, 09:34

JAPONI- Japonia ka miratuar vaksinimin e fëmijëve me vaksinën e Pfizer. The Guardian shkruan se miratimi i vaksinës është bërë nga Ministria e japoneze e Shënde...