Art&Argëtim

Jennifer Aniston dhe David Schwimmer pohojnë se jo vetëm Ross dhe Rachel kishin ndjenja për njëri-tjetrin

28 Maj 2021, 09:37 Nga DOSJA
Jennifer Aniston dhe David Schwimmer pohojnë se jo vetëm Ross dhe

SHBA– Yjet e serialit shumë të ndjekur në të gjithë botën ‘Friends’, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer, të pyetur nga moderatori James Corden nëse ndonjë prej tyre ishte përfshirë në një romancë me njëri-tjetrin përtej ekranit pohuan se nëse s’do të ishin në marrëdhënie të tjera gjatë xhirimeve me gjasa do kishin qenë një ccift i pandarë.

“Sezonin e parë, unë pata një pëlqim të madh ndaj Jen,” tha Schwimmer.

“Ishte reciproke“, shtoi Aniston.

“Në një pikë, të dy kishim pëlqim të fortë ndaj njëri-tjetrit. Por njëri prej nesh ishte gjithmonë në një marrëdhënie dhe asnjëherë nuk e kaluam kufirin. E respektuam këtë gjë”, pranoi Schwimmer.

Më pas Aniston kujtoi një nga bisedat që ka bërë me aktorin pas puthjes së tyre të parë.

“Më kujtohet kur i thashë një herë David, ‘Do të jetë një zhgënjim nëse hera e parë kur unë dhe ti do puthemi do të jetë në një televizion kombëtar. Sigurisht, puthja jonë e parë ishte në atë dyqanin e kafesë. Kështu ne kanalizuam të gjithë adhurimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin tek Ross dhe Rachel”, tha Jennifer.

“Kur kishim pushime nga provat, kishte momente kur përkëdheleshim me njëri-tjetrin në divan. Përkëdheleshim dhe pastaj na zinte gjumi në divan”, tregoi më pas David Schwimmer.

Në serialin “Friends”, Ross dhe Rachel ja dolën të kishin një romancë mes tyre deri në përfundim të gjithë sezoneve. Në fund të episodeve, ata sollën në jetë edhe një vajzë të quajtur Emma gjatë sezonit të tetë, dhe u ribashkuan me njëri-tjetrin pavarësisht planeve të Rachel për të lëvizur në Paris për një punë në dyqanin e Louis Vuitton.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz “friends: the reunion” david schwimmer jennifer aniston “friends: the reunion” david schwimmer jennifer aniston

Sondazh

Poll